Bota

Shkoi të përshëndeste kolegët dhe bie nga skela, 43-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

Një aksident tragjik në punë ka ndodhur në Sardenja në zonën e Gallurës në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një punëtor shqiptar nga Kosova.

43-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi mbi 10 m nga skela e kantierit të ndërtimit ku punonte në Olbia.

Sipas mediave italiane punëtori që ndërroi jetë quhej Bashkim Bitiçi dhe ka lindur në Kosovë në vitin 1981. Tragjedia ndodhi pasditen e së shtunës 24 shkurt në rrugën Londra.

Sipas raportimeve, 43-vjeçari ra nga lartësia prej 10 metrash, para kolegëve të tij. Dëshmitarët e pranishëm raportojnë se Bashkimi nuk ishte në detyrë në punë, por ishte në vendin e kalimit për të përshëndetur miqtë. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit tragjik .

TRENDING

Exit mobile version