Politike

Shkolla, një nga më të mëdhatë në vend, është një ndër shembujt më të mirë të Programit të Rindërtimit

Shkolla e bashkuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë u kthye nga një projekt 3D në një realitet mbresëlënës, gati për të pritur nxënësit e saj. Falë Programit të Rindërtimit, shkolla tashmë është më e fortë, më e bukur dhe me kushte shumë herë më të mira se ato që u tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar shkatërroi.
Plot 535 nxënës dhe mësuesit do të kthehen në këtë shkollë të re, njësoi si në shkollat e Bashkimit Europian.
Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, vizituan ambientet e rilindura të shkollës “Llesh Nik Daka”.  “Ka 20 klasa, 4 laboratorë dhe  4 njësi për fëmijët e kopshtit. Ambientet sportive janë moderne e të përshtatshme si gjithë shkollat e tjera. Ky ngjan më shumë si institucion akademik sesa si shkollë”, – u shpreh ministri Ahmetaj.
Një nga ambientet e shkollës që Kryeministri vizitoi ishte edhe palestra, për të cilën ai u shpreh i impresionuar: “Palestër me përmasa olimpike”.
Shkolla, një nga më të mëdhatë në vend, është një ndër shembujt më të mirë të Programit të Rindërtimit.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version