NTV
No Result
View All Result
06/03/2021 , 8:30
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
06/03/2021 , 8:30
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Shkova lart duke bërtitur”/ Rrëfimi prekës i gruas në Tiranë: Si e kapa burrin në befasi me një tjetër

by Kasaj
08/02/2021 , 12:32
“Shkova lart duke bërtitur”/ Rrëfimi prekës i gruas në Tiranë: Si e kapa burrin në befasi me një tjetër
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një qytetare që banon në Tiranë ka treguar se në shtëpinë e tyre ndodhej një femër, ndërsa bashkëshorti nuk e lejoi të hynte brenda dhe madje e ka goditur.

Shtetasja që ka bërë kallëzimin është me shtetësi serbe dhe kombësi shqiptare. Ajo ishte e martuar prej dy vitesh me personin që akuzon dhe së bashku kanë dy vajza binjake 18-muajshe. Konflikti ndodhi në apartamentin pranë bulevardit Gjergj Fishta, ku jetonte çifti.

Denoncuesja rrëfen në polici: “Kam shkuar në shtëpi dhe derën nuk ma hapi njeri, edhe pse kishte njerëz brenda. Kam pritur një orë dhe më pas ka ardhur bashkëshorti im, i kam thënë të ngjitemi te shtëpia të marr rrobat për vajzat dhe më pas do të iki. Por ai nuk pranonte. Jemi ulur në kafe dhe gjatë gjithë kohës komunikonte me mesazhe me dikë.

Shkova lart duke bërtitur, edhe pse burri donte të më pengonte. Kur shkuam para derës, po fliste me një femër që ishte brenda dhe nuk pranonte të hapte derën. Ia hapi derën burrin.

Unë tentova të hyja brenda dhe bashkëshorti më përplasi pas murit, vura këmbën te dera që të hyja dhe ajo femra mbylli derën duke më zënë këmbën.

Më pas mora prindërit e burrit në telefon. Kur shkuam bashkë te shtëpia, ata nuk ishin aty. Pastaj erdhi burri e thoshte mos e merr policinë. Kur pa që e njoftuam policinë, mori një thikë buke, erdhi drejt nesh dhe ia drejtoi vetes”.

Denoncuesja shton se burri është përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoolit dhe ka përdorur dhe herë të tjera dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. “Më ka kërkuar lekë, më ka thënë po nuk m’i dhe do të marr vajzën. Kam njoftuar familjen time dhe më morën në Preshevë”, dëshmon ajo.

Ndërsa, i denoncuari i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk e ka dhunuar gruan dhe vajzën që kishte futur në shtëpi, e ka vetëm shoqe. “Kemi dy vite të martuar, por 5 muajt e fundit marrëdhënia është ftohur për shkak të marrëdhënies jo korrekte të gruas. Atë e mori familja nga Presheva, nuk jemi takuar më, e kam marrë në telefon për ta pyetur për vajzat”.

Madje rrëfen se gruaja ishte shumë agresive. “Në dhjetor, isha në dhomë dhe njëra nga vajzat po qante shumë i thashë të shkonte ta pushonte, vetë shkova në kuzhinë, ajo vjen më vonë me një shkop druri dhe më godet pas koke, akoma e kam shenjën”.

Në dëshminë e siguruar në Top Channel ka folur vetë vajza, për të cilën nisi konflikti në fjalë: “Unë punoj si operatore në Call Center aty pranë dhe me shtetasin kam shoqëri. Një shoqe me të cilën ndaj qiranë, është infektuar me Covid, dhe ai më ka thënë të rri në shtëpinë e tij. Kam qëndruar aty për disa ditë. Një natë, trokiti dera, ai më tha hape derën se jam me ish-bashkëshorten do marrë rrobat dhe do iki. Unë u bëra gati, i thashë do të iki se nuk dua probleme. Kam shkuar në hotel. Ai erdhi dhe të dy kemi ndenjur në hotel. Nuk kam parë në asnjë moment që të ketë ushtruar dhunë ndaj zonjës”.

Shtetasi, i akuzuar ndodhet në gjendje arresti ndërkohë që prokuroria vijon hetimin për çështjen.

gsh/

Related Posts

Ardi Veliu telegram strukturave vendore të Policisë për 7-8 marsin, ja 6 porositë për masat anti-Covid
Aktualitet

Ardi Veliu telegram strukturave vendore të Policisë për 7-8 marsin, ja 6 porositë për masat anti-Covid

05/03/2021 , 14:44
Fier/ Nisi vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç
Aktualitet

Fier/ Nisi vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç

05/03/2021 , 13:46
30-vjetori i munguar i Xhino Koçës, mes dhimbjes miqtë rrëfejnë momente nga jeta e kaluar me të (VIDEO)
Aktualitet

30-vjetori i munguar i Xhino Koçës, mes dhimbjes miqtë rrëfejnë momente nga jeta e kaluar me të (VIDEO)

05/03/2021 , 11:52

Recent Posts

  • EMA: Kombinimi i liaçeve nga Eli Lilly and Co mund të përdoret për të ulur rriskun e personave të shtruar në spital
  • Video – Gjithçka mund te ndodhe ne “It’s My Love” puntata e sotme ishte me pikante se kurre! Te jesh apo te mos jesh i virgjer ose e…. kjo eshte çeshtja!
  • Spitalet në prag të kolapsit – Varianti britanik i COVID-19 ka ‘pushtuar’ Greqinë
  • “Pritet një tjetër tërmet i madh” – Sizmologu grek paralajmëron pas lëkundjeve në Larisa
  • Spitalet e tejmbushur me pacientë Covid – Çekia kërkon ndihmë nga Gjermania, Polonia dhe Zvicra

Kategorite

  • Aktualitet (2,013)
  • Bota (2,059)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (129)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (313)
  • Kronike (791)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (691)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (122)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,522)
  • Politike (1,085)
  • Rajon (178)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (453)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (433)
  • Videonews (388)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!