Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me anë të një video ku shihet puna për Aeroportin e Kukësit.
“Mirëmëngjes dhe me buzëqeshjen që më ngjallin sa herë shoh ecurinë e punës me aeroportin, çunat kuksianë me dy gishta të Londrës, që ma kanë bërë copë “librin e shpis” kur postoja projektin 3D, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.