Shpërndarje kokaine në Elbasan. Dy të arrestuar, dy të tjerë në kërkim

Dy persona janë arrestuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, pasi u janë gjetur doza kokaine.

Autorëve A. B., 25 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan u janë sekuestruar gjithashtu edhe 3 aparate celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Dyshohet se në bashkëpunim me ta janë edhe dy persona të tjerë, K. C., 23 vjeç dhe E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan, të cilët janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, 3 aparate celular dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

B., 25 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: K. C., 23 vjeç dhe E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan, bashkëpunëtorë me shtetasit e arrestuar.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 3 aparate celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit H. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin:

J., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. V., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

R., 29 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin dhe Xh. Rr.,17 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikleta pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin