Politike

Shpërthen avokati: Drejtësia ka si synim djegien e mandatit të Berishës

Avokati Farnc Nuri ka komentiuar vendimin e Gjykatës së Lartë e cila refuzoi për të disatën herë kërkesën për liri të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nuri është shprehur se qëllimi kryesor që po refuzohet kërkesa për lejimin që të paraqitet në kuvend është djegia e mandatit parlamentar të tij.

“Do të ngelet në dorë të gjykatave më të larta që të bëhet drejtësi në lidhje me këtë rast me kreun e PD, Sali Berisha shkallë që janë Kushtetuesja dhe gjykata e Strasburgut.

Vullneti i Berishës është që të paraqitet në kuvend por si po shohim në këto ngjarje në shkallët e drejtësisë në mohimin e dhënies së lejes që ai të paraqitet në kuvend me qëllim kryesor që tu hiqet mandati Berishës. Ata do të vendosin mekanizmat menjëherë që të ngrihen komisionet dhe ti heqin mandatin Berishës edhe pse ai është i detyruara që të mos shkoi.

Nëse nuk jepet një leje për Berishën që ai të marrë pjesë në seancë të kuvendit në afatin 6 mujor atij do tu hiqej mandati.”, tha avokati Farnc Nuri.

TRENDING

Exit mobile version