Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një apartament, lëndohet i moshuari

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë pasdite në katin e tretë të një pallati në Lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Ne momentin e shpërthimit ne banese kanë qenë një çift te moshuarish, ku nga flakët e gazit ka marrë lëndime Shtjefen Tushi rreth 70 vjeç.

I moshuari ka qenë duke bërë kafen në momentin e shpërthimit. Nga burimet bëhet me dije se i moshuari ka marrë lëndime ne duar në përpjekje për të fikur zjarrin ne banese.

Tushi u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës. Falë ndërhyrjes se menjëhershme të zjarrfikësve u bë i mundur neutralizimi i flakëve të zjarrit.

TRENDING

Exit mobile version