Kronike

Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, ndërron jetë rrugës për në spital 50-vjeçari

VLORE– Një 50-vjeçar raportohet se ka humbur jetën në Vlorë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Policia thotë se ka marrë një telefonatë nga komshiu i shtetasit D.G, për të cilin thuhet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Megjithatë blutë e Vlorës për kryejnë hetime për ngjarjen

‘Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.’- njoftimi i plotë.

TRENDING

Exit mobile version