Bota

Shpërthen gazi në një restorant, raportohet për 31 viktima

Të paktën 31 persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur në qytetin kinez Yinchuan, pas një shpërthimi gazi në një restorant ‘Barbecue’. Mediat e huaja raportojnë se shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje e gazit të lëngshëm brenda restorantit.

Mësohet se nga shtatë të plagosurit, një person është ende në gjendje kritike për jetën. Gjashtë të tjerët po trajtohen në spital për lëndime të lehta, djegie dhe prerje xhami.

Xi Jinping bëri thirrje për forcimin e sigurisë në industritë dhe sektorët kryesorë.

TRENDING

Exit mobile version