Bota

Shpërthen vullkani në ITALI (VIDEO)

Vullkani Stromboli ka shpërthyer në ishullin italian të Siçilisë. Mediat vendase shkruajnë sese sipas Insititutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës, shpërthimi nuk ka sjellë asnjë dëm në zonën përreth.

Gjithsesi ai është përshkruar si një shpërthim me intensitet të lartë. Vullkni është pikasur edhe nga kamerat e sigurisë të godinave përreth në momentin që shpërthen dhe shihet mjaft qartë momenti i llavës.

Vullkani Stromboli është një nga më aktivët në Tokë, me shpërthimet e tij të shpeshta dhe rrjedhjet e lavës që zbresin direkt në det. Për banorët e zonës, gjithçka është në rregull, është spektakli i zakonshëm i vullkanit.

Ingv-Oe i Catania shpjegon se “përmes kamerave të vëzhgimit u vu re një shpërthim me intensitet më të madh nga zona qendrore-jugore” dhe se “produktet e emetuara ranë me bollëk përgjatë Sciara del fuoco”.

Nga pikëpamja sizmike, fenomeni, i dukshëm në të gjitha stacionet sizmike të Stromboli, karakterizohet nga një sekuencë e ngjarjeve shpërthyese dhe rrëshqitjeve të dherave që zgjasin 4 minuta. Sa i përket amplitudës së dridhjes vullkanike, “nuk raportohen variacione të rëndësishme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version