UKRAINË– Në rajonin Zaporozhye të Ukrainës të Mërkurën në mbrëmje një nga ndërtesat e spitalit rajonal të sëmundjeve infektive mori flakë, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona, sipas Shërbimit të Emergjencave Shtetërore të Ukrainës në rajon.
Shpëtuesit konfirmuan për agjensinë Interfax faktin e zjarrit në ndërtesën shumëkatëshe të Spitalit Rajonal të Sëmundjeve Infektive Zaporizhzhya, duke theksuar se, sipas të dhënave paraprake, tre persona vdiqën si rezultat i zjarrit.
Evakuimi i pacientëve të objektit mjekësor është duke u zhvilluar, shtoi departamenti.