Aktualitet

SHPRESA TE VDEKURA, por SHBA beson në zgjidhjen e çështjes së dinarit 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret të arrihet një marrëveshje për çështjen e dinarit, teksa në Bruksel dështoi sërish takimi për çështjen.

“Shpresojmë që çështje e dinarit do të zgjidhet, por nuk e vë në dyshim autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës për të rregulluar sektorin financiar. Por, duhet pasur parasysh rendësin e këtij vendimi për qytetarët serbë. E vlerësojmë angazhimin për të gjetur zgjidhje për këtë çështje”, tha Hovenier para gazetarëve duke shtuar se ShBA-ja kërkon që të zbatohet marrëveshja e Brukselit/Ohrit nga Kosova dhe Serbia në mënyrë të plotë dhe pa vonesa.

Kujtojme se dje, pas takimit me Petar Petkoviç per dinarin, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha nga Brukseli se qasja e Serbisë nuk ishte e duhura.

Bislimi tha se pala serbe në takim, “në mënyrë perfekte tregoi kotësinë dhe mosvërtetësinë e konstatimit të tyre të hershme që kemi një çështje urgjente ku disa qytetarë serb nuk kanë arritur të marrin benefitet e tyre”.

“Serbia ka ardhur me një propozim krejtësisht të ri duke dashur që situatën ta kthejë në pikën fillestare” – tregoi Bislimi, dhe ndersa shtoi se kjo s’është pranuar, kryenegociatori kosovar tha se “në fund Serbia ka pranuar që të kthehet tek ajo pikë ku është dashur të jemi sot, rrjedhimisht që në takimin e ardhshëm të diskutojmë kryekëput dhe ekskluzivisht mbi propozimin e palës evropiane”.

TRENDING

Exit mobile version