Shpresë për normalitet, Holanda dhe Italia lehtësojnë masat antiCovid

Pas katër muajve të izolimit të ashpër, Holanda ka bërë një hap të madh drejt kthimit në normalitet, meqë shumica e kufizimeve për vënien nën kontroll të pandemisë hiqen nga dita e sotme. Qytetarët do të mund të lëvizin natën, pasi ora policore e zbatuar nga muaji janar, do të hiqet plotësisht.

Dyqanet dhe restorantet do të rihapen sërish, me disa kushte të caktuara.

Njerëzit në Holandë tani do të mund të pranojnë dy vizitorë nëpër shtëpitë e tyre, për dallim nga një sa është lejuar deri më tani.

Edhe Italia nga e hëna filloi lehtësimin e masave izoluese. Në më shumë se gjysmën e 20 rajoneve të klasifikuara si “zona të verdha” me rrezik më të ulët, restorantet dhe baret janë lejuar t’u shërbejnë klientëve si në drekë ashtu edhe në darkë, por vetëm në ambientet jashtë.

Edhe klientët janë të lumtur të rikthehen dhe të shijojnë një kafe apo drekë pas muajsh pamundësie.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin