LAJMI I FUNDIT

Shpresoj që Radoiçiçin të mos e vrasin/ Flet ish-ministri i mbrojtjes në Serbi

Ish-kreu i Ministrisë së Mbrojtjes dhe anëtar i partisë “Srbija Centar”, Petar Boshkoviq, duke folur për ngjarjet të javës së kaluar në Banjska, ku u vra një polic i Kosovës dhe katër terroristë, tha se sipas tij, për atë që ndodhi, fajin e ka lidershipi shtetëror serb dhe këtë e vërteton fakti se ata heshtin.

“Heshtja e tyre do të thotë se ata janë fajtorë për gjithë këtë dhe duhet të mbajnë pasojat. Ata janë fajtorë edhe nëse nuk e kanë ditur, janë fajtorë edhe nëse e kanë ditur, sepse si mund ta lejojnë këtë ngjarje” – deklaroi Boshkovic në TV N1.

Ai gjithashtu tha se Evropa nuk dëshiron që skenari ukrainas të jetë edhe këtu, sepse do të zbehte Ukrainën, e cila do t’i përgjigjej Rusisë, e cila, siç vlerëson ai, ushqen dyshimin se në sulmin në Banjskë janë përfshirë edhe shërbimet ruse.

I pyetur se a pret të arrestohet dhe të përgjigjet para drejtesise Milan Radoiçiq, i cili pranoi se kishte organizuar një grup të armatosur serb që kreu sulmin në Banjskë, Boshkovic tha se pret “vetëm që Radoiçic të mbetet gjallë”.

“Për shkak se ne kemi nevojë për një njeri të tillë si dëshmitar, ai eshtë i vetmi që duhet të na tregojë si, pse u bë, kush e urdhëroi, kush e pajisi. Ai është dëshmitari më i kërkuar tani. Shpresoj të mbetet i gjallë” – theksoi Petar Boshkoviç, duke shtuar:

“Kjo është një shuplakë e madhe për Serbinë. Kemi humbur pozitat tona diplomatike, dhe ajo që po bëhet tani është vetëm si e si ta nxjerrim Vuçiçin pa lagur”

TRENDING

Exit mobile version