Kosova

Shpulla nga Berlini: Vuçiç kërcënon fqinjët, perëndimorët e lavdërojnë

Marion Kraske, politologe dhe publiciste gjermane, ka shkruar për rrjedhën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi, posaçërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa ka kritikuar ashpër përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për situatën e krijuar në terren.

Në një shkrim autorial për fondacionin gjerman “Heinrich Böll”, ajo ka konsideruar se përkundër kërcënimeve ndaj vendeve fqinje, veçanërisht ndaj Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ende llogaritet dhe lavdërohet nga bashkësia e organizuar ndërkombëtar si “partner i mirë” në Ballkanin Perëndimor.

“Presidenti Vuçiç rrezikon shtetet fqinje shumë-etnike të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës sipas doktrinës së ‘botës serbe’, e cila parasheh bashkimin e të gjithë serbëve, dhe kështu kërcënon të shkatërrojë rendin ekzistues të paqes. Pavarësisht kësaj, diplomatët amerikanë vazhdojnë ta lavdërojnë Vuçiçin si një ‘partner të mirë’” – deklaroi Marion Kraske

Shpresa se e ardhmja drejt BE-së mund ta bindë Serbinë t’i respektojë normat demokratike dhe të përmbahet nga minimi i shteteve fqinje, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, kombinuar nga trajtimi shumë i butë i presidentit serb, krahasur me fqinjët rajonalë, sipas shumë vëzhguesve perëndimorë, janë duke rezultuar të gabuara.

Shumë vëzhgues deklarojnë se perspektiva e rrëshqitjes drejt skajeve të krizës nuk mund të izolohet; derisa krijohen kushte të favorshme për lojtarët lokalë serbë të lidhur me interesat ruse që të zgjerojnë hijen kërcënuese dhe të provokojnë konflikte rajonale nën mbështetjen e heshtur të Rusisë, rreziku i përshkallëzimit të dhunës tani rri i varur mbi mbarë Ballkanin Perëndimor.

TRENDING

Exit mobile version