LAJMI I FUNDIT

Shqipëri – Maqedoni e Veriut ‘one stop shop’ në Qafë Thanë

Prej sot, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët i kufitar në Qafë Thanë, e cila është porta kryesore e lëvizjes në të dy anët e kufirit të përbashkët.  Vetë Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski pritet të udhëtojnë drejt Qafë Thanës për të prezantuar nismën “one stop shop” mes dy vendeve respektive. Ky kontroll do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.

Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”, shkruante në një postim në faceook Artan Grubi në cilësinë e koordinatorit qeveritar të Maqedonisë së Veriut për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën.

Rama: Po rritet numri i investitorëve në turizëm! Shqipëria po përjeton impaktin e jashtëzakonshëm të ndryshimit të saj

Edi Rama ndodhet sot në Qafë Thanë ku u implementua programi dy ri kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.“Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund jua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por dhe zhvillimit të marrëdhënieve tona të tërësi, pa harruar dhe zhvillimin e turizmit.

Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjë vit më parë fluksi i turistëve, por dhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë te interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri, së bashku me shqiptarët e diasporës apo dhe me ata që banojnë në Shqipëri është realisht tejet inkurajues,” – u shpreh Rama.

Shqipëri – Maqedoni e Veriut ‘one stop shop’ në Qafë Thanë, Rama: Të shkojmë drejt kontrollit të rastësishëm të makinave

Kryeministri e quajti një shtysë për zhvillimin e vendit ndërsa nxiti dy ministritë e Brendshme të punojnë drejt një kalimi ka kontroll të makinave.“Dua të shpresoj që të dyja ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të këtij sezoni dhe në sezonet e tjera verore për të bërë kalimin pa kontroll, apo më saktë me kontroll të rastësishëm të makinave të targuara republika e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të lehtësohet edhe më shumë qarkullimi”

Programi i ri kufitar me Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski: BE s’ka kufi, nuk ka pse të ketë as Ballkani! Përfitojnë 11 kompani, marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçesvki ka dhënë një deklaratë teksa sot nis implementimi i programit të ri kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kovaçevski thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, e me heqjen e kësaj pengese, tashmë do të ketë përfitime të mëdha ekonomike për dy vendet.

“Rezultati i këtij bashkëpunimi është fakti se sot jemi këtu bashkë në kalimin kufitar Qafë-Thanë ku theksojmë fillimin e start shop. Sot mundësojmë qarkullimin më të shpejtë dhe kalimin e kapitalit më shpejt. Kjo rrit, shoqërimin mes njerëzve diçka që prej një shekulli mungonte mes dy vendeve, Sot ne jemi shembull sesi duhet të jenë dy shtete fqinje. Me anë të kësaj ne lehtësojmë tregtinë e 11 kompanive. Kështu ne mundësojmë qasje më të lehtë, në porte etj. Sot shënojmë fillimin e one stop shop mes dy kalimeve kufitare por do bëhet edhe Korridori i 8, ku për 5 vite do të bëhet realitet. Për 5 vite do të kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan. Ky korridor mund të ketë financim në BE dhe do të mundësojë realizimin e hekurudhës. Anijet do të arrijnë në Strugë ku deri tani nuk e mendonte njeri. Unë jam një prej atyre që përsërit se nuk na duhen në kufi. S’ka në BE s’ka pse të ketë asnjë Ballkan. Marrëdhëniet dypalëshe janë më të mira se kurrë. Ajo që prej nesër vijon është rritja e kapaciteteve të punonjësve këtu por edhe në infrastrukturë, ku pritja  në kufi do të jetë më e pakët.”- thotë Rama.

TRENDING

Exit mobile version