Connect with us

Ekonomi

Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon

Published

on

Qytetarët shqiptarë paguajnë më shumë se në të gjithë vendet e rajonit, për të blerë produktet ushqimore. Eurostat ka publikuar raportin mbi indeksin e çmimeve për vitin 2021 ku rezulton se niveli i çmimeve është sa 61% e mesatares së Bashkimit Europian.

Ndërkohë nëse e krahasojmë me vendet e rajonit rezulton se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta. Maqedonia rezulton se ka indeksin më të ulët vetëm  52% e Ndjekur nga Bosnje Hercegovina me 56% dhe më pas Serbia dhe Mali i Zi me 60%.

Në bazë të vlerësimeve Indeksi i Eurostat vetëm për ushqimet rezulton se , është sa 83% e mesatares europiane duke qenë më të shtrenjta se në  Mal të Zi  ku indeksi është 78.3%.Çmimet më ët lira të ushqimeve rezultojnë se janë në në Maqedoninë e Veriut, me 61.4% të mesatares europiane.

Më shtrenjtë nga të gjitha produktet në Shqipëri rezultojnë  blerja e pajisjeve shtëpiake dhe atyre elektronike .Këto nëngrupe ndiqen më pas nga   komunikimi dhe më pas nga  veshjet apo  këpucët.

Këto të dhëna janë raportuar për vitin e kaluar ndërkohë që gjatë këtij viti çmimi i produkteve ushqimore  dhe karburantet janë rritur disa fish duke i rënduar edhe më shumë xhepit të qytetarëve. Inflacioni si rezultat ka kërcyer në 6.7% thuajse sa dyfishi I tavanit të vendosur nga Banka e Shqipërisë

Çmimet e ushqimeve rezultojnë se janë më të lartat në rajon  ndërkohë  që të ardhurat për frymë janë me nivelin më të ulët.

Ekonomi

60% e shqiptarëve nuk bëjnë dot as 1 javë pushime

Published

on

By

Kush ka frekuentuar rezidencat e pushimeve në vendin tonë sidomos në bregdet, e ka vënë re se pushuesit janë në pjesën dërrmuese të tyre nga Kosova, emigrantë ose të huaj dhe vendasit në raporte me ulëta.

Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60% e shqiptarëve të anketuar kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në Rajon.

Përqindja e popullsisë që nuk ka mundësi të pushojë pësoi rritje në vitin 2022, pasi në vitin 2021 vetëm 39 % e të anketuarve pohuan se nuk mund të përballonin pushime 7-ditore.

Barometri i Ballkanit gjeti se 44% e të anketuarve në Shqipëri u ankuan se familjet e tyre nuk ishin në gjendje ta mbanin shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë adekuate, ndërsa 27 % e tyre rrëfeu se kishte vështirësi për këto pagesa.

Ndërsa ushqimi dhe veshja ishin të papërballueshme (të paktën një herë) për 18% të popullsisë së Shqipërisë (nga 14% në 2020).

Ndryshe nga Shqipëria, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës kishin më shumë aftësi financiare për të paguar shpenzimet bazë.

Vetëm 10% e të anketuarve në Bosnje dhe Hercegovinë pretendonin se kishin hasur vështirësi në pagesën e qirasë, 11% u ankuan për vështirësinë për të paguar për faturat e ngrohjes apo këstet e kredisë.

Ndërkohë, blerja e ushqimeve, veshmbathjeve dhe sendeve të tjera bazë nuk konsiderohet si problem madhor për 91% të të anketuarve.

58% e të anketuarve në këtë ekonomi thanë se ishin në gjendje të përballonin të paktën një javë pushime larg shtëpisë, në ndryshim nga 39% të cilët e kanë të pamundur.

Kosova në anën tjetër, shënoi një nivel relativisht të lartë të shqetësimit të qytetarëve për shpenzimet ditore. Fatura e qirasë u bë problem në një moment për 29% të qytetarëve, ndërsa 23% nuk mund të përballonin pagesën e këstit të kredisë.

21% kishin probleme për të mbajtur shtëpitë e tyre ngrohtë, ndërsa 18% i konsideruan furnizimet ushqimore të shtrenjta për buxhetin e tyre. Pushimi njëjavor ishte i papërballueshëm për 34% të të anketuarve në Kosovë, ndërsa 64% nuk e konsideronin është problem.

Një e pesta e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nuk kanë mundur të paguajnë qiranë e tyre. 13% e tyre kishin probleme me shpenzimet e ngrohjes, ndërsa 12% nuk mund të përballonin furnizimet bazë.  pothuajse gjysma e popullsisë pretendoi se ata nuk mund të rezervonin një pushim njëjavor pasi e tejkalonte buxhetin e tyre.

Nga ana tjetër shumica e të anketuarve në Mal të Zi (79%) ishin në gjendje të paguanin qiranë e tyre mujore, dhe 80% mund të përballojnë pagesën e këstit të kredisë së tyre.

Ngrohja e shtëpive të tyre nuk konsiderohej si problem financiar për 87% të popullsisë, ndërsa 12% e gjetën furnizimin me ushqim të papërballueshëm të paktën një herë në vit. 39% e të anketuarve në Mal të Zi nuk mund të përballonin pushimet e tyre.

Serbia ndan një prirje të ngjashme me ekonomitë e tjera në Rajon. Rreth 19% nuk mund të paguanin qiratë e tyre të paktën një herë në vit, ndërsa 15% e kishin të vështirë të paguanin këstin e kredisë së tyre.

83% mund të përballonin të paguanin faturat e ngrohjes, ndërsa shumica dërrmuese (88%) ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e ushqimit.  Ngjashëm me fqinjët e saj, 44% e serbëve ka vështirësi me pushimet./MONITOR

Continue Reading

Ekonomi

‘Fryrje’ të faturave, nga 50 mln në 108 mln euro

Published

on

By

Kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë kanë kapur shifra te frikshme. 33 kilometrat e këtij aksi interurban të kategorisë C2, kanë kushtuar gati 13 miliardë lekë afro 108 milion euro, ndërkohë që në fillim i gjithë projekti ishte parashikuar me një kosto totale mes 50-60 milionë euro. Ndërtimi ka filluar që në vitin 2008 nga qeveria Berisha e cila tenderoi lotin e parë me 679 milion leke, sipas ARRSH, ose rreth 5,6 milion euro, për një gjatësi 7.1 kilometra.

Me ndërrimin e qeverive projekti u zvarrit për disa vite, ndërkohë që përmes një skeme të copëtimit të punimeve në shumë lote, paratë u shpërndanë në disa tendera. Dyshimet janë të mëdha për mënyrën se si janë prokuruar paratë nga ARRSH pasi në shumë raste për lote të caktuar janë zhvilluar shtesa punimesh në vlera të konsiderueshme, të cilat janë fituar nga të njëjtat kompani që kishin fituar tenderin fillestar.

ARRSH bëri të ditur se lotet 2 dhe 3 kanë kushtuar në total më shumë se 1 miliard lekë ose 8,7 milion euro. Ndërkohë skema me dy tendera për të njëjtin lot ka nisur me lotin numër katër, që është fituar në shtator të 2018 me 99% të fondit limit nga Cobial shpk dhe Gjoka konstruksion për rreth 2,4 miliardë lekë ose 20 milionë euro për 6,1 kilometra. Por 20 milionë euro nuk mjaftuan dhe ARRSH prokuron 3,8 milionë euro të tjera në prill të 2021.

Negociatat e punimeve shtesë bëhen me bashkimin e operatorëve “Cobial shpk” dhe “Gjoka Konstruksion”, që pati fituar tenderin e parë. Dokumenti i shpalljes së fituesit mban firmën e Ergys Verdhos. E njëjta procedurë edhe për lotin 5, ku në shtator të 2018 fituese ka dalë kompania “ALB-STAR” me një ofertë prej 1.78 miliardë lekësh ose 14 milionë euro, për 3,3 kilometra rrugë. Oferta ishte sa 98% e fondit limit, ndërkohë më pas në prill të 2021 e njëjta kompani ka negociuar me Autoritetin Rrugor Shqiptar një kontratë për shtesë punimesh 332 milionë lekësh, afro 2,6 milionë euro.

Në tetor të 2018 ARRSH shpalli fituese për lotin 6 bashkimin e operatorëve “Agbes shpk” & “Arberia” që dhanë një ofertë prej 2,37 miliard lekësh gati 20 milion euro, për rreth 4,5 kilometra. Edhe në këtë rast oferta është shumë pranë fondit limit, por pavarësisht kësaj në prill të 2021  ashtu si për lotet 4 dhe 5 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka negociuar 467 milion lekë ose 3,9 milion euro shtesë punimesh. Në të treja rastet kompaninë ndërtuese kanë justifikuar shtësën e punimeve me probleme gjeologjike të hasura rrugës.

Për lotin 7 tunelin e Skërficës fituesi është shpallur në korrik të 2020 nga ARRSH pas vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik. Kontrata u lidh me bashkimin e operatorëve të udhëhequr nga Gjoka Konstruksion me një vlerë gati 1,8 miliardë lekë ose rreth 15 milion euro. Ndërkohë skandali me kostot shtesë thellohet pasi në të gjashta lotet e gjatësisë së rrugës janë zhvilluar shtesa të treta punimesh. Një kontratë prej 1,43 miliardë lekësh, rreth 11 milion euro është fituar në maj të këtij viti nga Gener 2 për sistemimin dhe rivitalizimin e Skarpateve, dhe një kontratë tjetër prej 220 milion lekësh rreth 1,8 milion euro është fituar në shkurt po të këtij viti nga kompania “Jubica” për sinjalistikën rrugore. Kësaj rradhe dokumentet mbajnë firmën e pasuesit të Ergys Verdhos, Evis Berberit.

Normalisht çdo rrugë që tenderohet dorëzohet tek autoriteti kontraktues me sinjalistikë, dhe me tërësinë e punimeve të skarpateve të realizuara, ndërsa procedura e ndjekur nga Autoriteti Rrugor Shiqptar i ka nxjerrë kostot e projektit të aksit Kardhiq- Delvinë jashtë kontrollit. Plot 3 kontrata shtesë punimesh dhe 2 kontratat për punime ekstra kanë bërë që Kardhiq-Delvinë të kushtojë plot 13 miliardë lekë afro 108 milion euro për 33 kilometra rrugë interurbane dytësore. Askush nuk mban përgjesi deri më tani për këtë fryrje të madhe të kostove, ndërkohë që kjo është një faturë me një drejtim, qytetarin shqiptar.

Continue Reading

Biznes

Big Market, tashmë edhe në Spitallë-Durrës

Published

on

Big Market, rrjeti më i madh shqiptar i supermarketeve është në zgjerim të vazhdueshëm, duke mundësuar cilësinë më të mirë nga veriu në jug të Shqipërisë. Pas hapjeve të reja në kryeqytet, Big Market lajmëron dhe hapjen e marketit më të ri në Durrës, në Spitallë

Në misionin e tyre për t’ju ofruar më të mirën shqiptarëve, Big Market vazhdon të qendrojë pranë të gjitha komuniteteve, duke ofruar produktet më të mira vendase dhe ndërkombëtare.

Kujdesi ndaj cilësisë shprehet edhe në kujdes ndaj buxheteve të familjeve shqiptare, duke mundësuar kështu ofertat më të mira, në çdo qytet ku Big Market operon. Marka më e famshme shqiptare po nis një sezon veror mbushur me oferta dhe produktet të standardit më të lartë, kudo ku janë klientët e tyre.

Continue Reading

Biznes

Kriza e çmimeve, gati paketa e dytë për kategoritë në nevojë!

Published

on

ADA HAZIZOLLI/ Edhe pse nuk ka ende një draft konkret, ajo që mund të thuhet në këtë fazë është se mbështetja ndaj kategorive në nevojë do të vijojë.

Kjo konfirmohet edhe nga zv.ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Ilir Bejtja. “Paketa e parë e rezistencës sociale përfundon në fund të muajit qershor. Por përderisa kriza vazhdon, do të ketë një paketë të dytë përmbështetjen e kategorive në nevojë”, tha Bejtja në një prononcim dhënë për gazetën.

I pyetur nëse paketa e dytë do të jetë zgjatim i së parës, z.ministri pohoi se deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Detajet e skemës pritet të publikohen në ditët në vijim. Ajo që mund të thuhet në këtëfazë, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i paketës së parë, është se mundësitë janë që disa kategori pensionistësh dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike të përfitojnë nga ndihma e drejtpërdrejtë financiare. Pra, bonusi në vlerën e 3 mijë lekëve që ofrohet prej muajit prill, të vazhdojë të ndahet edhe përgjatë muajve në vijim.

MBËSHTETJA

Por mbështetja që qeveria ofroi pas rritjes së çmimeve, si pasojë e krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë, është më e ulëta në krahasim me vendet e rajonit. Në raportin e fundit, Banka Botërore vuri në dukje se Shqipëria ka shpenzuar vetëm 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Nga ana tjetër, edhe për ekspertët, paketa e parë në ndihmë të qytetarëve ishte minimalistedhe pa efekt neto në xhepat e tyre. Paketa e rezistencës sociale e prezantuar nga qeveria në muajin mars kishte një efekt financiar rreth 50 miliardë lekë ose gjysmë milioni dollarë. Por pjesa dërrmuese e kësaj fature shkoi për sektorin energjetik, për të mos ndryshuar çmimin e energjisë. Ndërsa ndihmë e drejtpërdrejtë për pensionistët dhe kategoritë në nevojë ishte bonusi në vlerën e 3 mijë lekëve ose 9 mijë lekë për 3 muaj, që qeveria akordoi si kompensim për rritjen e çmimeve që pësuan produktet e shportës.

Në vlerësimin e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi nga Qeveria që të mbështesë familjet në nevojë, të cilat prej fillimit të këtij viti po përballen me valën në rritje të çmimeve. Kjo, sipas FMN-së, nuk duhet bërë përmes Bordit të Transparencës që është ngritur për fiksimin e çmimeve, duke sugjeruar më tej shkrirjen e kësaj strukture.

“Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve. Për këtë arsye, përpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë edhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal”, thuhej në deklaratën e FMN-së, në përmbyllje të vizitës në vendin tonë.

Të ardhurat për 5-mujorin e parë e favorizojnë këtë. Nga të dhënat zyrtare, përgjatë kësaj periudhe të parë të vitit janë arkëtuar 41 miliardë lekë, ose 340 milionë euro më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto para sipas ekspertëve e kanë burimin në rritjen e çmimeve e për pasojë duhet të rikthehen te qytetarët, të cilët prej muajsh po përballen me çmime të dyfishuara.

PAKETA E PARË

Përmes paketës së parë, prej muajit prill, pensionistët, familjet që trajtohen me asistencë, të verbrit, invalidët marrin 3 mijë lekë kompensim në muaj pas rritjes abuzive që kanë njohur çmimet e produkteve bazë apo të shportës. Kjo mbështetje ishte për tre muaj dhe përfundon në fund të qershorit, ndërsa në skemë janë 576 mijë familje që përfituan prej saj. Por ajo që vlen të theksohet është se jo të gjithë pensionistët do të kenë mundësi që të përfitojnë nga kjo skemë.

Sipas ISSH-së, mbështetja e ofruar ishte për pensionistët që jetojnë vetëm, të verbrit si edhe të gjithë ata që iu është llogaritur pensioni deri në 13 320 lekë. Por ky prag nuk përfshin kompensimet e lidhura ndër vite. Si referues merret pensioni i llogaritur bazuar mbi vitet e punës dhe pagën e përfituar ndër vite.

Continue Reading

Biznes

Skandali i ri/ Qeveria i jep Salillarit 11,4 mln € tender…

Published

on

Skandal me kontratën 11,4 milionë euro të autoritetit rrugor shqiptar për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor.

Në tenderin e ARRSH me vlerë 1,4 miliardë lekë, ekuivalent me 11,4 milionë euro ka marrë pjesë vetëm kompania Salillari e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu.

Fillimisht institucioni i drejtuar nga Evis Berberi e ka përzgjedhur Salillarin si kompani që ka kaluar fazën parakualifikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë ne fazën e dytë, duke paracaktuar që në fillim pjesëmarrjen me vetëm një ofertues në tender.

Kontrata parashikon mirëmbajtjen për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavi, Levan-Tepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë Botë), dhe tre lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë. Në fakt nuk është se ka ndryshuar shumë në mirëmbajtjen e rrugëve të këtij rajoni, pasi kompania Salillari kishte edhe kontratën e mëparshme 5 vjeçare.

Megjithatë ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtjen e rrugëve te rajonit të jugut, ARRSH zhvilloi një tender pa garë duke i dhënë përsëri Salillarit plot 11,4 milionë euro.

Panorama.al

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING