NTV
No Result
View All Result
18/02/2021 , 19:24
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/02/2021 , 19:24
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqipëria ndryshoi planin për Kosovën rreth vaksinave antiCovid, reagon Ministria e Shëndetësisë

by Ballhysa
04/02/2021 , 21:43
Shqipëria ndryshoi planin për Kosovën rreth vaksinave antiCovid, reagon Ministria e Shëndetësisë
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka ndryshuar qëndrim sa i përket dhurimit të vaksinave antiCovid për Kosovën.

Edhe pse kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama kishte deklaruar se do të mbështesin Kosovën me vaksinat kundër virusit, së fundmi ai ka pohuar se ky plan ka ndryshuar, dhe se mund të vaksinojnë vetëm 50 doktorë nga Kosova.

Rama madje ka pohuar se doktorët nga Kosova duhet të shkojnë në Shqipëri për tu vaksinuar.

Lidhur me këtë temë, Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, për të kuptuar nëse është bërë përzgjedhja e doktorëve që do të marrin vaksinën antiCovid.

MSH pohon se ende nuk ka bërë ndonjë përzgjedhje, ndërkohë shprehet falënderuese ndaj Shqipërisë.

“Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka falënderuar shtetin shqiptar për gatishmërinë për të ndihmuar në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19. MSh është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe për çdo veprim, publiku do të informohet me kohë”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga MSH.

Sa i përket vaksinave antiCovid që Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për qytetarët e Kosovës, MSH thotë se se janë duke bërë përgatitjet e duhura për të ruajtur vaksinat antiCovid, sapo ato të arrijnë.

“Ndërkohë, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 në Kosovë ka hartuar Planin e Imunizimit kundër COVID në Kosovë, duke bërë gati infrastrukturën e nevojshme dhe siguruar Zinxhirin e ftohtë të ruajtjes së vaksinave (deri në -70 gradë celsius) dhe duke përgatitur kapacitet njerëzore që do të kryejnë vaksinimin. Së fundi, dje është bërë e ditur nga mekanizimi COVAX se 100 800 (Astra Zeneca) vaksina pritet të arrijnë në Kosovë gjatë shkurtit për të filluar me vaksinim”, thotë MSH.

Tutje, në përgjigje thuhet se “MSh dhe institucionet e tjera shëndetësore janë duke u përgatitur për fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 që pritet të nisë gjatë këtij muaji në Kosovë”.

Ndryshimi i planit për vaksinat antiCovid, po shihet si diçka joserioze nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.

Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë thotë se kërkesa e Ramës për dërgimin e 50 mantel bardhëve në Tiranë për vaksinim nuk është serioz.

“Nëse do të isha pyetur si kryetar i Federatës do të jepja një përgjigje negative për Ramën. Nuk jemi kundër vaksinimit por nuk mund të bëjmë diferencime e në mesin e 14 mijë punëtorëve të shëndetësisë t’i zgjedhim 50 e t’i vaksinojmë. Kjo nuk është serioze. Nëse duan të na ndihmojnë si duhet e jo të bëhen marketingje politike”, ka theksuar Syla. Edi Rama ditë më parë ka deklaruar se se Qeveria e Shqipërisë nuk do të mund të dërgojë doza në Kosovë, siç ishte premtuar.

Top Channel/

Tags: KosovekryesoreShqipërivaksinimi

Related Posts

A do votojnë të infektuarit? Dy muaj para zgjedhjeve KQZ nuk ka asnjë plan për 35 mijë persona
Aktualitet

A do votojnë të infektuarit? Dy muaj para zgjedhjeve KQZ nuk ka asnjë plan për 35 mijë persona

18/02/2021 , 15:37
Heronjtë e shtyllave/ Elektricistët që detyrohen të ecin në një metër dëborë
Aktualitet

Heronjtë e shtyllave/ Elektricistët që detyrohen të ecin në një metër dëborë

18/02/2021 , 15:32
Mulliri që bashkon njerëzit/ Në zonat e thella në Klos, atje ku fshatrat janë duke u zbrazur
Aktualitet

Mulliri që bashkon njerëzit/ Në zonat e thella në Klos, atje ku fshatrat janë duke u zbrazur

18/02/2021 , 15:26

Recent Posts

  • Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 8 viktima dhe 371 raste të reja
  • A do votojnë të infektuarit? Dy muaj para zgjedhjeve KQZ nuk ka asnjë plan për 35 mijë persona
  • Heronjtë e shtyllave/ Elektricistët që detyrohen të ecin në një metër dëborë
  • Pas skandalit në ‘Përputhen’, konkurrentes po i ndodh ajo që nuk e priste
  • Mulliri që bashkon njerëzit/ Në zonat e thella në Klos, atje ku fshatrat janë duke u zbrazur

Kategorite

  • Aktualitet (1,855)
  • Bota (1,840)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (115)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (286)
  • Kronike (614)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (596)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (113)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,147)
  • Politike (741)
  • Rajon (168)
  • REAGIM (113)
  • Shendeti (414)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (368)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!