Sport

Shqipëria në Euro 2024, Sylvinho merr urime nga Barcelona e Arsenali: Forca

Për trajnerin Silvinjo, sigurimi i një vendi në EURO 2024 është lumturi dhe krenari e madhe.  Brazilianin e kënaq jashtëzakonisht fakti që u realizua ëndrra e shumë shqiptarëve. Tekniku 49 vjeçar pas suksesit të arritur, me një mesazh në Instagram në gjuhën portugeze dhe shqipe ka falënderuar futbollistët që e mbështetën, pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, FSHF, tifozët për përkrahjen jetike dhe familjen e tij. Urime 49 vjeçari ka marrë edhe nga drejtori sportiv i Barcelonës dhe legjenda braziliano-portugeze Deko, që në profilin e tij në rrjetin social i ka komentur: “Forca Titio”. Edhe drejtori sportiv i Arsenalit, Edu Gaspar komentoi në profilin e 49 vjeçarit: “Duke bërë histori! Urime! Familja Gaspar është shumë e lumtur! E meriton vëlla! Tani në Europian! Forca! Suksesi i brazilianit ka marrë vëmendjen e gazetës së njohur sportive spanjolle “AS”, që i ka kushtuar një artikull. Tekniku kuqezi ka fituar në karrierën e tij dy Liga Kampionesh, tre kampionate, një Kupë Mbreti, dy Superkupa të Spanjës, një Community Shield, një kampionat dhe Kupë në Brazil, e tani sipas “AS”, Silvinjo kreu mrekulline e parë si trajner.

TRENDING

Exit mobile version