Aktualitet

Shqipëria në rreth të kuq/ Ka persekutim dhe trafik të qenieve njerëzore

Një grup organizatash civile ndërkombëtare kanë dërguar një letër zyrtare për Mbretërinë e Bashkuar duke i kërkuar që Shqipëria të hiqet nga lista e vendeve të sigurta. Në letrën e dërguar nga rreth 40 organizata ndërkombëtare, shprehen shqetësimet për grupe shqiptarësh të cilët mund të jenë të rrezikuar në vendin e tyre dhe prandaj zgjedhin të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar. Ndër të tjera pika të theksuara në letër argumentohet se Shqipëria përballet me probleme të rënda si korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore, dhuna e bandave kriminale si dhe persekutimi.

UNHCR është e shqetësuar që lista përfshin Shqipërinë, pavarësisht udhëzimeve të vendit të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendimeve të gjykatave të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat pranojnë se grupe të caktuara të qytetarëve shqiptarë mund të jenë në rrezik të persekutimit.”1 Përcaktimi i një shteti. si një ‘vend i sigurt’ kërkon konfirmimin se “në përgjithësi në atë shtet nuk ekziston asnjë rrezik serioz i persekutimit të shtetasve të atij shteti”. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk e plotëson këtë kriter. Vendi përballet me çështje të rënda si korrupsioni, trafikimi i qenieve njerëzore, dhuna e lidhur me bandat dhe diskriminimi ndaj komuniteteve të ndryshme duke përfshirë komunitetet LGBTQI, rom dhe egjiptian. Dështimi i vazhdueshëm i qeverisë shqiptare për të trajtuar në mënyrë efektive këto çështje është shqetësues. Shkalla e pranimit të kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar e vërteton më tej këtë pohim se Shqipëria nuk është në standartet e duhura”- shkruhet ndër të tjera.

Letra u kërkon deputetëve të Britanisë të cilët nënshkruan një raport që e klasifikonte Shqipërinë si të sigurt, që të përdorin ndikimin e tyre për të refuzuar kthimin e shqiptarëve të cilët janë të rrezikuar nga persekutimi.

“I lutemi deputetëve të marrin në konsideratë rëndësinë e kësaj çështjeje, të reflektojnë mbi narrativat personale dhe të dhënat faktike të ofruara dhe të përputhen me qëndrimin tonë në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të shtetasve shqiptarë. Ne kërkojmë që të përdorni ndikimin tuaj për të parandaluar që individët vulnerabël të rikthehen për t’u përballur me persekutimin, duke refuzuar klasifikimin e Shqipërisë si një ‘vend i sigurt’ brenda projektligjit aktual të Migracionit të Paligjshëm.”, thuhet më tej në letër.

Kujtojmë se ditë më parë një grup deputetësh britanikë nënshkruan një raport që e cilësonte Shqipërinë si vend të sigurt duke nënvizuar se nuk ka arsye përse të pranohen kërkesat e shqiptarëve për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

TRENDING

Exit mobile version