Shkrime

Shqipëria s’është tokë private e Ramës dhe ju s’jeni bagëti e Kurtit

Nga Kreshnik Spahiu

Kush e krijoi frymën anti-Shqipëri në Kosovë me thirrjet: “Mos pushoni në bregdetin shqiptar”?

“Mos shkoni për pushime në bregdetin shqiptar”, është thirrja që aktivistët e Vetëvendosjes dhe trushpëlarët e Albin Kurtit po shkruajnë në Facebook.

Gjysma e miqëve të mi në Facebook janë shqiptarë nga Kosova.

Prej 20 vitesh kam mbështetur Lëvizjen Vetëvendosja me protesta, me njerëz, me mesazhe, por edhe me vota duke i kërkuar aktivistëve KuqeZi të votonin Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

E gjitha në thelb kishte një motiv, premtimin e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes se do të afronte Kosovën me Shqipërinë dhe do realizonte parimin e vetë-vendosjes me referendum popullor, ku populli i Kosovës do votonte për bashkim me Shqipërinë.

Natyrisht që Albin Kurti gënjeu sepse ditën e dytë si kryeministër tha: “Nuk na lejon Kushtetuta dhe Amerika të bashkoheni”, a thua sikur këto të dyja nuk i dinte kur ishte në opozitë.

– Kur gënjen për premtimet thotë: “S’na lejon Amerika.”

– Kur do më shumë pushtet politik thotë: “Më ka votuar populli dhe jo ambasadori amerikan.”

Dy statdardet e Albin Kurtit kanë bërë që Kosova të largohet çdo ditë nga Shqipëria, qysh nga dita që ky njeri u zgjodh kryeministër.

Kurrë më parë nuk ka pasur kaq frymë anti-Shqipëri në Kosovë sa në dy vitet e Albin Kurtit.

Mjaftoi një letër e Edi Ramës për draftin e krizës në Kosovë dhe plasi fushata kundër Shqipërisë.

Çmenduri: Vetëvendosja konsideron draftin e Francës miqësor dhe draftin e Shqipërisë armiqësor.

Fushata e Vetëvendosjes në rrjete sociale ka pushtuar opinionin me thirrjet:

“Mos shkoni për pushime në bregdetin shqiptar”.

Të dashur vëllezër shqipëtarë por edhe ju trushpëlarë, bregdeti shqiptar s’është pronë e Ramës por toka juaj e bekuar, është atdheu juaj.

Tokën na e ka dhuruar Zoti si kombi më i vjetër në Europë. Toka s’është e Ramës dhe ju s’jeni bagëti lopësh e Albin Kurtit.

Shqipëria dhe Kosova janë të përhershme, Edi dhe Albini të përkohshëm.

Deti është i juaji, jo PS dhe VV.

Lëreni Albin Kurtin të shkojë se brenda dy vitesh e futi Kosovën në konfkikt me gjithë planetin.

Bill Klinton ju la një amanet: “Ne luftën, ju paqen”

Jetoni në paqe dhe hapuni me Perëndimin.

Mos kafshoni dorën e nanës dhe babës që ju rriti.

Mos u izoloni në luftë me Amerikën, Europën dhe Shqipërinë.

Kosova shumë shpejt do bashkohet në Europë, por do bashkohet edhe me Shqipërinë, por e sigurtë që kur të ndodhë bashkimi aty nuk do jetë Albini.

Lëreni Albinin të mbytet në llumin e Vjosës, ndërkohë që ju dhe familjet tuaja të pushojnë të lumtur në detin Jon dhe në bregdetin tonë.

Lëreni Albinin të vetë-fundoset në lumin Vollga.

TRENDING

Exit mobile version