17/06/2021 , 4:47

Shqipëria zgjodhi PS/ Si e sheh politika rezultatin e zgjedhjeve, kandidatët demokratë të hapur me rivalët, ‘heshtje’ në PD e Presidencë, nga LSI nis pranimi i humbjes (ZHVILLIMET)

TIRANË– Pak orë na ndajnë nga shpallja e rezultatit final të zgjedhjeve! Kanë mbetur më pak se 10% e kutive të votimit pa numëruar ende, ndërsa PS ka ngjyrosur Jugun në lejla, duke qenë më pranë mandait të tretë. PD ‘rrëmbeu’ Veriun, megjithse pret rezultatin deri në numërimin e votës së fundit.

Si po e pret politika rezultatin?

Kryeministri Rama u bë sot ‘i gjallë’, pasi u sigurua se Jugu po i jep fitoren e thellë me mbi 175 mijë vota para Partisë Demokratike. Ai qëndroi në heshtje për dy ditë me radhë, që pas rezultateve të Exit-Polleve që ishin në favor të PD-së. Kur mbi gjysma e qarqeve kanë dhënë rezultatin final në favor të tij, Rama doli sot i buzëqeshur në selinë e PD dhe ‘sinjalizoi’ me gisht që gjithçka është ‘ok’. Eksponentët e tjerë të PS të cilët e shpallën fitoren para se të dilnin rezultatet, tashmë kanë paralajmëruar festa, teksa disa prej tyre i kanë hapur tashmë shampanjat. Drejtuesi politik i Qarkut të Beratit për Partinë Socialiste, Blendi Klosi, është shfaqur duke festuar teksa mbështetësit e marrin ‘hopa’ në krahë, ku ka thënë se është një fitore fantastike. Si gjithmonë, Erion Veliaj falenderon mbështetësit dhe patronazhistët, teksa flet për ‘fitore të thellë’. Nga ana tjetër, Ballës nuk i ka mjaftuar fitorja në Elbasan. Edhe pse Partia Socialiste është kryesuese e rezultatit në Elbasan, Taulant Balla kishte ankesa. Në një reagim për mediat lokale, Balla tha se PS ka fituar edhe mandatin e 9-të, por fleta e votimit është e komplikuar. Pasditen e sotme, priten festa në Tiranë…

PS i shtrin dorën opozitës

Niko Peleshi, nga Korça falenderoi mbështetësit për rezultatin që Partia Socialiste ka arritur, me mbi 10 mijë vota më shumë. Mirëpo, mes emocionesh ai u shpreh se kanë nevojë për bashkëpunim duke thënë se do ti shtrijë dorën kundërshtarëve të tij politikë. “I shtrij dorën të gjithë kundërshtarëve tanë politikë, opozitës, Partisë Demokratike”, tha Peleshi teksa I buzëqeshte fitores.

Meta nuk duket askund

Teksa ditën e zgjedhjeve në darkë foli për fitore të tellë, Presideni Meta duket se nuk ka arritur të ‘kapërdijë’ rezultatin. Meta nuk ka bërë asnjë dalje publike, përveç ditës së djeshme ku kërkoi mostjetërsim votash. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të prezin rezultatin dhe mos të ndikohen nga asnjë shifër paraprake.

PD shpreh pakënaqësitë e para

Edhe pse pati një numër votues shumë të lartë, PD nuk arriti të merrte dot triumfin, duke mos kaluar dot as 40% të votave. Kryetari Lulzim Basha ende nuk ka bërë asnjë reagim publik. Kandidati i PD-së në qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, shpreson në një rezultat 2-2 në përfundim të procesit të numërimit.Në një intervistë përmes telefonit me studion e lajmeve në MCN, Bejko tha se një rezultat i tillë do të ishte i sigurt nëse Vangjel Tavo do të pranonte kandidimin në listën e PD.

PD duket se ka bërë paqe me PS

Tritan Shehu i Partisë Demokratike, i shoqëruar nga Dasho Aliko është fotografuar jashtë ambienteve të Pallatit të Sportit të qytetit duke shtrënguar duart me ministrin Bledi Çuçi dhe me ish-ministren Mirela Kumbaro.Mesa duket ata kanë ndjekur shembullin e kandidates demokrate Ina Zhupa e cila është përqafuar dje mbrëma në Sarandë me ministren Anila Denaj. Një që e tillë ka bërë që të pranishmit të shpërthejnë në duartrokitje.

LSI në heshtje!

Teksa partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë ‘gropë’ në të gjithë qarqet e evndit me vetëm 6.91% të vota, ku teknikisht i takojnë 5 mandate, Kryemadhi që pretendoi se do merrte 34 mandate, ende nuk ka bërë një dalje publike teksa janë hapur mbi 905 të kutive.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin