Aktualitet

‘Shqiptarët trima me meze dhe raki’- Zeka: Duhet një “Dejton” për Kosovën

Gazetari Milaim Zeka, duke folur në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës, tha se duhet hequr dorë nga retorika nacionaliste dhe të shkohet drejt një marrëveshjeje finale me Serbinë.

Ai u shpreh se as Kosova dhe as Shqipëria nuk kanë kapacitete për të bërë luftë dhe mbështeti propozimin e kryeministrit Rama për një konferencë ndërkombëtare paqeje, të ngjashme me “Dejtonin” që i dha fund luftës në Bosnjë Hercegovinë.

Zeka theksoi gjithashtu se vetëm konferenca ndërkombëtare do ta nxirrte Kosovën nga kjo situatë që është krijuar.

“Nga 3 milionë e ca shqiptarë që ka Shqipëria, e dini sa burra ka pasur në luftën e Kosovës. 200 në total! Sa jemi ne trima? Ne jemi trima të bëjmë “llaka taka” me raki të Skraparit e me meze përpara por zoti i madh dhe hatri i fëmijëve të Kosovës dhe pleqve të Kosovës bëri që të ndërhynte NATO. Duhet të falenderojmë Tony Blair, pasi shumë pak shqiptarë e dinë se aktori kryesor që ka bindur Bill Clinton për të ndërhyrë në Kosovë ka qenë Tony Blair’ – tha analisti, duke shtuar se ideja për një konferencë paqeje për një “Dejton” që të arrihet drejt një marrëveshjeseje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja ide që na nxjerr nga ky qorrsokak

TRENDING

Exit mobile version