Kronike

Shqiptari vrau veten në spitalin italian, vihen nën hetim një mjek dhe dy infermiere

Një 54-vjeçar shqiptar, është vetëvrarë në infektivin e një spitali në Itali, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur më 21-nëntor, ndërkohë lidhur me rastin familjarët kanë bërë një denoncim për të kuptuar se çfarë ndodhi në dhomën e pavijonit ku ka ndërhyrë stafi mjekësor për t’i ofruar kujdesin e nevojshëm burrit që ishte diagnostikuar pozitiv me Covid.

Nga denoncimi i familjarëve, autoritetet kanë vënë nën hetim një mjek dhe dy infermiere.

Mediat e huaja shkruajnë se autopsinë prokurorja Martina dall’Amico, ia ka besuar një mjeke ligjore dhe një psikiatri, nga spitali San Marco në Katania, nga ku priten zhvillime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të vdekjes së shqiptarit.

TRENDING

Exit mobile version