Rajon

“Më përdhu*on burri”/ Shqiptarja denoncon në policinë greke partnerin e saj

Një 28-vjeçare me origjinë shqiptare ka denoncuar ditën e sotme në policinë greke bashkëshortin e saj.

E reja ka deklaruar se prej gati dy vitesh abuzohej seksualisht nga burri i saj, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Mediat vendase raportojnë se, pas denoncimit të gruas, 38-vjeçari shqiptar u lokalizua dhe u arrestua nga efektivët e Policisë së Departamentit të Dhunës në Familje Ampelokipi, Athinë.

Shqiptari i arrestuar tani akuzohet për përdhunim, fyerje dhe shkelje të legjislacionit për dhunën në familje.

TRENDING

Exit mobile version