NTV
No Result
View All Result
20/04/2021 , 2:28
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
20/04/2021 , 2:28
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Shtohen ritmet e infektimeve me koronavirus në Europë

by Cuci
04/03/2021 , 15:49
Shtohen ritmet e infektimeve me koronavirus në Europë
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rastet e infektimeve me koronavirus në Evropë u rritën 9% gjatë kësaj jave, duke i dhënë fund një periudhe përmirësimi që nga fundi i janarit. Duke njoftuar keqësimin e situatës, shefi për Evropën pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se vendet evropiane duhet të rikthehen tek praktikat bazë.

Dr. Hans Kluge tha se në rajon ishin regjistruar mbi 1 milionë raste të reja vetëm gjatë javës së fundit. Shtimi i ritmeve të infektimit, sipas specialistit, është më i dukshëm në Evropën Qendrore e Lindore, por rritje ka pasur edhe në pjesën perëndimore të kontinentit.

Më shumë se gjysma e rajonit po përjeton shtim të ritmeve të përhapjes së sëmundjes, tha ai.

“Më shumë se një vit pas shfaqjes së pandemisë, sistemet tona shëndetësore nuk duhet të ishin në këtë gjendje,” tha zoti Kluge.

Situata kërkon një vëmendje më të madhe ndaj protokolleve bazë, shtoi zyrtari, duke nënvizuar rëndësinë e masave për të parandaluar shfaqjen e varianteve të reja, shtimin e testimeve, izolimin e të infektuarve dhe përpjekje për të përshpejtuar vaksinimet.

Gjermania njoftoi se po zgjat masat kufizuese për tre javë të tjera, deri më 28 mars, por ka lehtësuar disa kufizime për të mundësuar rihapjen e dyqaneve dhe bizneseve jo-esenciale në rajone ku shifrat e infektimeve kanë qenë më të ulëta.

Ndërkaq, Agjencia Evropiane për Mjekësinë tha se ka filluar të analizojë vaksinën e prodhuar nga rusët, Sputnik V, disa muaj pasi kjo vaksinë u hodh në përdorim në Rusi dhe pasi është miratuar ndërkohë në një numër vendesh që po e përdorin për imunizimin e popullatës.

Në një deklaratë të enjten, rregullatorët evropianë thanë se analiza e tyre bazohet në të dhënat e mbledhura nga studimet laboratorike me të rritur, që tregojnë se vaksina mund të jetë e efektshme në luftimin e virusit.

Megjithë skepticizmin pas një prezantimi të ngutshëm të vaksinës pa bërë prova në shkallë të gjerë, duket se Sputnik V është e suksesshme dhe nuk shkakton efekte shqetësuese. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Lancet, Sputnik V ishte afro 91% efektive për parandalimin e rasteve të rënda të COVID-19.

Në Britani dhe disa vende të tjera, ku sistemi shëndetësor po përballet me variantin britanik të koronavirusit, autoritetet kanë njoftuar rregullore të reja për të përshpejtuar modifikimin e vaksinave ekzistuese për t’iu përgjigjur mutacioneve.

Rregulloret e reja bazohen në praktikat që ndiqen për të modifikuar çdo vit vaksinën kundër gripit në varësi të varianteve të reja sezonale.

Tags: kryesore

Related Posts

Asgjë si më parë – Shihni si duket bota në kohën e koronavirusit (FOTO)
Bota

Asgjë si më parë – Shihni si duket bota në kohën e koronavirusit (FOTO)

19/04/2021 , 14:10
Greqia heq karantinën për vizitorët nga disa vende
Bota

Greqia heq karantinën për vizitorët nga disa vende

19/04/2021 , 13:58
Frikë se Covid përhapet përmes ushqimit, flasin ekspertët…
Bota

Frikë se Covid përhapet përmes ushqimit, flasin ekspertët…

19/04/2021 , 13:25

Recent Posts

  • Kishte therur më parë edhe… Goditi 5 persona me thikë, autori ishte person në kërkim
  • Tiranë – Mbërrijnë 208 000 vaksina të kinezes ‘Sinovac’
  • Kosova regjistron 14 viktima dhe 277 të infektuar me koronavirus
  • Tiranë/ Sulm me thikë në xhaminë “Dine Hoxha”! 6 të plagosur, kush është autori (Pamjet)
  • Ambasada italiane jep njoftimin e rëndësishëm – Ndryshojnë rregullat për hyrjen në Itali nga Shqipëria… Detajet

Kategorite

  • Aktualitet (2,266)
  • Bota (2,795)
  • DOSSIER (70)
  • Ekonomi (273)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (169)
  • Kembimi valutor (29)
  • Kosove (400)
  • Kronike (1,086)
  • kryesore (4)
  • Kulture (59)
  • Kuriozitete (4)
  • LAJMI I FUNDIT (155)
  • Lifestyle (778)
  • MEMORIE (37)
  • Moti (159)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (2,161)
  • Politike (1,641)
  • Rajon (224)
  • REAGIM (146)
  • Shendeti (517)
  • Shkrime (18)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (103)
  • Sport (662)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!