Aktualitet

Shtrëngon masat e Covid-19/ Fiko: Ndalohen tubimet politike dhe grumbullimet më shumë se 10 persona

Është vendosur nga Komiteti Teknik ndalimi i grumbullimit me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura. Gjithashtu Albana Fico tha që të ndalohen mbledhjet partiake, konferencat, ceremonitë festat.

“Pas masave me intensitet të moderuar me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës komiteti ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë. Në mbledhjen  fundit komiteti pasi ka analizuar situatën, ecurinë kemi vendosur të ndalojmë grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake, konferencat, ceremonitë festat”, u shpreh përfaqësuesja e komitetit, Albana Fico.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version