Kosova

Shtrirja e sovranitetit/ Bushati në Prishtinë: Në ndërveprim me ndërkombëtarët

Ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se hapja e bazës taktike të Nato-së në Kuçovë është një lajm i gëzueshëm për gjithë rajonin e në veçanti për vendet që synojnë të jenë pjesë e kësaj aleance, duke përfshirë këtu, në një të ardhme jo të largët edhe Kosovën”.

Bushati i pyetur rreth raportit Kosovë-Serbi tha se dialogu është i pashmangshëm deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Ai tha se për BE-në është e rëndësishme rikthimi i termave të referencës së këtij dialogu duke mos harruar se kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.”

“Serbia në këndvështrimin tim është prishësja e vetme e stabilitetit rajonal, ndërkaq Kosova duhet të shpërblehet për progresin demokratik që ka demonstruar ndër vite, sikurse drejt anëtarësimit të këshillit të Evropës ashtu edhe marrjes së statusit për kandidat evropian” – deklaroi ish ministri duke shtuar se procesi i shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin është një proces i rëndësishëm i cili duhet të vazhdojë më këmbëngulje dhe me ndërveprime me faktorin ndërkombëtar.

Bushati shtoi se ka gjithmonë vend për të përmirësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke përmirësuar ndërveprimin mes institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai përmendi zgjedhjet në fushën ndërkombëtare duke u deklaruar e këtë kontekst mendon që mund të ketë përparime të vogla tek sanksionet e vëna ndaj Kosovës duke thënë se do duhen te ishin hequr me kohë.

TRENDING

Exit mobile version