Kulture

Shuhet Ylli i muzikës shqiptare Mehdi Prodani, mësuesi i Vaçe Zelës

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë kitaristi, Mehdi Prodani në moshën 91 vjeçare.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga nipi i tij Kujtim Prodani nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Mehdiu ishte një artist i rrallë i Shqiperisë dhe vlerësohej si një nga kitaristët më të mëdhenj të vëndit tone.

Por artistit të madh iu thye zemra dhe karriera, sepse u dashurua me vajzën e gabuar…

Mehdi Prodani ‘bashkoi zemrën’ me vajzën e një të arratisuri dhe që kur ishte në kulmin e moshës krijimtarisë muzikore, u përjashtua nga Radio-Tirana.

Ai u fut në burg dhe për gjashtë vite, nuk u dëgjua më për të.

Pas viteve ’90, Prodani iu rikthye dashurisë së tij për artin dhe kitarën dhe nuk iu nda.

Gjithashtu kujtojme se ai ishte mesues në kitarë për shumë të rinj të talentuar,mes të cilëve edhe këngëtares së njohur Vaçe Zela.

Në vitet e fundit të jetës, Mehdi Prodani kompozoi dhe interpretoi, ku ndër ta është spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”.

NTV mesoi se para se të ndahej nga jeta, ai po bënte përgatitje që të gjitha krijimet e tij t’i përmblidhte në një album dhe në një koncert recital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version