Kronike

‘Shullohej’ në plazhin e Palasës, ja si u zbulua ‘bosi’ i kriptomonedhave

HIMARË – Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i “Boss-it” turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Özer.  Faruk Fatih Özer fshihej në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Ai është mbajtur nën përgjim për të paktën 2 javë, duke zbuluar të gjitha lëvizjet e tij bashkë me një grup prej 6 personash. Përgjimet kanë nisur me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendin të Gjykatës së këtij qarku, gjë e cila ka sjellë edhe zbulimin e vendndodhjes së saktë të Faruk Fatih Özer.

Pas u siguruan se ku fshihej turku i kërkuar ndërkombëtarisht është organizuar operacioni për kapjen e tij. Faruk Fatih Özer është vënë në pranga në një plazh të Himarës nën shoqërinë e disa personave. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një person tjetër me iniciale E.H, i cili dyshohet se ka ndihmuar Faruk Fatih Özer që të fshihej.

27-vjeçari Özer ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete mbante një hard disk me vlerën e 108 milionë dollarëve.

Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Asokohe dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të Tiranës në shoqërinë e një shqiptari i cili ka deklaruar se nuk e dinte se ai ishte në arrati.

…..

I arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatij Ozer u arrestua nga policia shqiptare. 28-vjeçari turk u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore – ishte dhe një person i tretë, i arrestuar,. shqiptar nga Tirana, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu. Nipi i Dukës është arrestuar edhe më herët në shtator të vitit 2021, kur u vu para drejtësisë për të njëjtën akuzë, por u lirua nga gjykata. Para togave të zeza në atë kohë, nipi i Dukës deklaroi se nuk e njihte turkun e kërkuar, por burimet policore thanë se Haxhiu e ka pritur në aeroportin e Rinasit bosin e kompanisë të kriptovalutave Thodex. Në fillim, nipi i Dukës u arrestua në kuadër të operacionit “Gjurma” dhe u akuzua për përkrahjen e turkut të arratisur. Edhe pse u la i lirë, burimet thonë se autoritetet kanë arritur që përmes përgjimeve të zbulojnë vendodhjen e bosit turk.

Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur.

Në Shqipëri u publikuan edhe foto të turkut të shumëkërkuar teksa kishte hyrë në një hotel të njohur në kryeqytet, por policia mundi të bie në gjurmët e tij vetëm këtë të martë. Mediat turke kanë bërë raportime të vazhdueshme ku ndër të tjerë kanë shkruar se dollarët që grumbulloi nga viktimat e Thodex, turku ia ka lënë mafies shqiptare për ta mbrojtur dhe për ta fshehur në arrati.

Autoritetet atje i bllokuan llogaritë bankare të kompanisë THodex ku iu gjetën 16 milionë lira. Sipas mediave turke, në momentin që është arratisur nga vendi, Faruk Ozer kishte me vete një server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash. Në Turqi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit me akuzën e mashtrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version