NTV
No Result
View All Result
09/03/2021 , 8:42
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
09/03/2021 , 8:42
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Shumë shtete ashpërsojnë masat kundër koronavirusit

Shtetet në mbarë botën po ashpërsojnë masat kundër koronavirusit, teksa vaksinimi ka nisur në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera

by Cuci
03/01/2021 , 13:04
Shumë shtete ashpërsojnë masat kundër koronavirusit
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet në mbarë botën po ashpërsojnë masat kundër koronavirusit, teksa vaksinimi ka nisur në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.

Përveç rritjes së rasteve të reja, shtetet po vendosin kufizime për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, që është më i transmetueshëm.

Shtetet në mbarë botën po vendosin masa të reja apo po i zgjerojnë masat që tashmë i kanë në fuqi, teksa numri i përgjithshëm i viktimave në botë nga virusi ka arritur në mbi 1,8 milion.

Gjermania pritet ta vazhdojë izolimin teksa guvernatorët e shteteve pritet të takohen me kancelaren, Angela Merkel javën e ardhshme. Masat e vendosura në këtë shtet, që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar, kanë dështuar që të frenojnë përhapjen e virusit.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve, është e rëndësishme që të zgjerojnë kufizimet dhe masat”, tha më 2 janar për RTE Aktuell, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Numri mesatar i infektimeve të reja në 100,000 banorë për një javë, në Gjermani është 140, pothuajse tri herë më i lartë sesa që kishte planifikuar qeveria që të lehtësojë masat.

Shtetet tjera në Evropë po ashtu po ashpërsojnë masat. Franca ka zgjeruar masën e orës policore në 15 departamente për të luftuar rritjen e rasteve të reja. Qeveria ka urdhëruar që kjo masë të aplikohet në rajonet, që janë në kufi me Gjermaninë, Belgjikën dhe Zvicrën.

Greqia po ashtu ka vazhduar masën e izolimit deri më 10 janar, duke mbyllur sallone të floktarisë, libraritë dhe Kishat.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht është identifikuar varianti i ri i koronavirusit, për të pestën ditë me radhë është shënuar numër rekord i infektimeve ditore. Më 2 janar, ky shtet regjistroi 57,725 raste të reja. Qeveria britanike po përballet me thirrje për të mbyllur të gjitha shkollat, për të luftuar përhapjen e virusit.

Në kryeqytetin e Tajlandës, Bankok, janë mbyllur shkollat, baret, klubet e natës dhe restorantet. Ndërkaq, në Tokio të Japonisë, guvernatori kërkoi nga Qeveria japoneze që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Në Shtetet e Bashkuara – shtetin e goditur më së keqi nga pandemia – janë regjistruar mbi 200,000 infektime brenda ditës dhe 2,600 viktima.

Epiqendra e shpërthimeve të reja të virusit në SHBA është Kalifornia, ku spitalet janë të stërmbushura me pacientë.

Tags: kryesore

Related Posts

Turqia raporton më shumë se 13 mijë raste të reja me COVID-19
Bota

Turqia raporton më shumë se 13 mijë raste të reja me COVID-19

09/03/2021 , 8:22
Parisi në alarm – Në Kujdesin Intensiv, mungojnë shtretërit për pacientët Covid
Bota

Parisi në alarm – Në Kujdesin Intensiv, mungojnë shtretërit për pacientët Covid

09/03/2021 , 8:20
Rastet me COVID në botë, 117 milionë. Britania e Madhe hap shkollat
Bota

Rastet me COVID në botë, 117 milionë. Britania e Madhe hap shkollat

09/03/2021 , 8:16

Recent Posts

  • Turqia raporton më shumë se 13 mijë raste të reja me COVID-19
  • Parisi në alarm – Në Kujdesin Intensiv, mungojnë shtretërit për pacientët Covid
  • Rastet me COVID në botë, 117 milionë. Britania e Madhe hap shkollat
  • Mali i Zi regjistron numër rekord viktimash nga COVID-19
  • Njerëzit e vaksinuar me të dy dozat mund të takohen pa maska

Kategorite

  • Aktualitet (2,041)
  • Bota (2,092)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (247)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (132)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (315)
  • Kronike (807)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (105)
  • Lifestyle (702)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (124)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,589)
  • Politike (1,142)
  • Rajon (181)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (455)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (446)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!