NTV
No Result
View All Result
19/02/2021 , 21:09
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
19/02/2021 , 21:09
NTV
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Si do kryhet kolaudimi te shteti/ Kreu i DPSHTRR: Tarifat për kontrollin teknik nuk do të ndryshojnë

by Kasaj
06/01/2021 , 11:37
Si do kryhet kolaudimi te shteti/ Kreu i DPSHTRR: Tarifat për kontrollin teknik nuk do të ndryshojnë
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tarifat e kontrollit teknik të makinave nuk do të ndryshojnë edhe pas ofrimit të këtij shërbimi nga shteti.

Për këtë arsye qeveria miratoi në dhjetor Aktin Normativ që mundëson 3 muaj shtesë për ata drejtues mjetesh që u ka përfunduar afati i kolaudimit në muajt e fundit të vitit të kaluar edhe në 2021.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe shpjegoi për Monitor se si duhet të veprojnë pronarët e mjeteve të qarkullimit në këtë fazë tranzitore të kalimit të shërbimit nga privati te shteti.

“Drejtuesit e mjeteve përfitojnë 3 muaj afat shtesë vlefshmërie kolaudimi falë aktit normativ të qeverisë, një ndihmesë për qytetarët por edhe lehtësi për fazën e tranzicionit të shërbimit të kolaudimit nga koncesionari tek DPSHTRR! Kështu, të gjithë drejtuesve të mjeteve që u përfundon afati i kolaudimit, kurdo qoftë, në 2020-ën apo në 2021-shin do të përfitojnë 3 muaj shtesë vlefshmëri të certifikatës së kontrollit teknik.

Në momentin e pagesës së taksave vjetore, ose të kryerjes së rinovimit të dokumentacionit të mjetit çdo rajonale e DPSHTRR-së do vendosë shënimin përkatës në lejen e qarkullimit të mjetit për shtesën e afatit për kolaudimin, shënimi do shfaqet edhe për ata që i paguajnë taksat online sikurse do vlejë edhe për regjistrimet e reja të mjeteve me kilometra. Ndërkohë DPSHTRR po punon për përgatitjet, përditësimet, ndërhyrjet në logjistikë fizike e virtuale në qendrat e kontrollit teknik të cilat nga 1 janari 2021 kanë kaluar në administrimin e këtij enti, për të mundësuar rifillimin e shërbimit sa më parë”.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, tha se së shpejti pritet të kalojnë për miratim në Parlament edhe ndryshimet në Kodin Rrugor, që sipas kreut të DPSHTRR-së do të sjellin një skemë të re të kontrollit teknik të mjeteve rrugore.

“Ndërkohë i qëndrojmë asaj që kemi thëne edhe në dhjetor me paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, që u miratua në qeveri në dhjetor 2020, që kanë kaluar për shqyrtim në Parlament. Pas miratimit nga Parlamenti kjo paketë do të aplikohet duke vijuar me aktet nënligjore për tërë risitë që do të sjellë dhe për të cilat publiku do të informohet në detaje. Me këto ndryshime përcaktohet se për mjetet me 0 km kolaudimi do kryhet pas 3 viteve; për mjetet me km do të kryhet çdo dy vjet; për taksitë, autobuzat, autoshkolla çdo 1 vit. Tarifat nuk do të ndryshojnë.

Për çdo gjë, DPSHTRR po informon qytetarët në webin e saj dhe në rrjetet sociale, mes portaleve e mediave si edhe në çdo drejtori rajonale, pasi faza që jemi është delikate dhe shumë komplekse”.

Në fund të muajit nëntor përfundoi kontrata me koncesionin SGS për kolaudimin e makinave. Më 3 shtator të vitit 2009 nga qeveria e mëparshme u nënshkrua me SGS kontrata për “Dhënien me Koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë” (në atë periudhë shërbimi nisi për një flotë prej 200,000 automjetesh që qarkullonin në vend me një normë rritje 6% në vit. Aktualisht në vend janë të regjistruara rreth 630,000 mjete).

Në përfundim të kontratës me afat 10 vjeçar, në shtator të 2019-s qeveria dhe operatori SGS ranë dakord për ndryshimin e përfundimit të kontratës, duke vendosur afatin e ri deri në datën 31.12 2020. Me rinovimin e kontratës kontrolli teknik i detyrueshëm i mjeteve për të paktën 1 vit vazhdoi të kryhet nga koncesionari. Pas përfundimit të këtij afati, për kapërcimin e fazës tranzitore qeveria miratoi në muajin dhjetor Aktin Normativ që u mundëson edhe 3 muaj shtesë për kryerjen e shërbimit të kolaudimit si për ata që u përfundon në dhjetor të 2020 dhe për ata në 2021. Ndryshimet në kodin Rrugor që pritet të miratohen nga Kuvendi, legjitimojnë ofrimin e shërbimit pa ndryshim tarifash për të gjitha mjetet, por me afate të reja për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Gro

Related Posts

Shqiptarët e Kosovës ndihmuan turizmin, ja falenderimi i “Mrizit të Zanave”
Ekonomi

Shqiptarët e Kosovës ndihmuan turizmin, ja falenderimi i “Mrizit të Zanave”

18/02/2021 , 10:31
Bizneset rritën investimet në ndërtime e instalime, por i ulën në makineri më 2019
Ekonomi

Bizneset rritën investimet në ndërtime e instalime, por i ulën në makineri më 2019

18/02/2021 , 9:40
Eksportet, 1 mld  lekë më shumë/ Janari i vitit 2021 ishte më i mirë se janari i vitit 2020
Ekonomi

Eksportet, 1 mld lekë më shumë/ Janari i vitit 2021 ishte më i mirë se janari i vitit 2020

17/02/2021 , 21:24

Recent Posts

  • “Ditët e Kujtesës”, Meta: Modelet arbitrare të drejtimit përpiqen të mbijetojnë edhe në kushtet e demokracisë. Një popull, që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë
  • “100 dështimet e Ramës në 8 vite”/ Basha tjetër video: Shkaktoi largimin e 500 mijë shqiptarëve
  • Meta në 100-vjetorin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës: Biznesi është rrënuar vitet e fundit, koha për rigjallërim të sipërmarrjes
  • Shqiptari që jeton prej vitesh larg Shqipërisë në Filipine / Djathi i bardhë e rakia më mungojnë (FOTO)
  • BE dhe OBSH: 70 milionë euro për të mbështetur vaksinimin në Ballkan

Kategorite

  • Aktualitet (1,869)
  • Bota (1,855)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (116)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (289)
  • Kronike (636)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (605)
  • MEMORIE (27)
  • Moti (114)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,173)
  • Politike (766)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (115)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (370)
  • Videonews (353)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!