NTV
No Result
View All Result
07/03/2021 , 15:24
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
07/03/2021 , 15:24
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

Si do shmanget shit-blerja e votës dhe të inkriminuarit? Celibashi flet për “DW”: S’do tolerojmë asnjë rast! Ja problemi që kemi

Ilirian Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, flet për DW mbi garancitë që jep reforma zgjedhore për zgjedhjet 2021, që votimet të jenë të lira dhe të ndershme dhe Parlamenti i ri të jetë i dekriminalizuar.

by Ballhysa
09/02/2021 , 10:40
Si do shmanget shit-blerja e votës dhe të inkriminuarit? Celibashi flet për “DW”: S’do tolerojmë asnjë rast! Ja problemi që kemi
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DW: Z. Celibashi, reforma zgjedhore në Shqipëri do të provohet në zgjedhjet parlamentare të radhës, më 25 prill. Çfarë garancish jep kjo reformë që këto zgjedhje të jenë të besueshme, të lira dhe të ndershme, me fjalë të tjera të pasqyrojnë shprehjen e lirë të vullnetit të popullit?

Ilirian Celibashi: Në Shqipëri nuk është se ka ndodhur një reformë e thellë zgjedhore lidhur me sistemin zgjedhor apo me rregullat e përgatitjes dhe administrimit të zgjedhjeve. Janë bërë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor që ofrojnë më shumë garanci për integritetin e procesit zgjedhor. Në cfarë mase këto ndryshime do të sigurojnë integritetin e procesit zgjedhor, mbetet për t’u parë ditën e zgjedhjeve më 25 prill dhe një ditë më pas. Por pa frikë mund të them që ato do të kontribojnë dukshëm në integritetin e procesit zgjedhor. Po përmend së pari përdorimin e sistemit të identifikimit biometrik të zgjedhësve që është një garanci më shumë për integritetin e procesit të votimit. Po pëmend edhe ndryshimet që reflektojnë mënyrën sesi do të mbikqyret veprimtaria e administratës publike, rregullat e reja të ndryshuara lidhur me raportimin e financave, përdorimin e fondeve publike, janë, të paktën në letër, garanci e shtuar për procesin zgjedhor. Deri tani procesi zgjedhor ka shkuar shumë mirë. Ka një konsensus të plotë me të gjitha palët dhe aktorët e interesuar. Kjo është pozitive, duket sikur në zgjedhjet e 25 prillit, të paktën në aspektin teknik, po shkojmë me dakordësi të plotë të të gjitha palëve. Mendoj se zgjedhjet parlamentare 2021 përbëjnë rastin për një kthesë domethënse në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

DW: Si do të shmanget shit-blerja e votës, një dukuri shqetësuese pothuajse në të gjitha proceset e deritanishme elektorale dhe rekomandim këmbëngulës i misioneve vëzhguese të OSBE/ODIHR-it?

Ilirian Celibashi: Përqasja jonë për këtë cështje është në radhë të parë zbatimi korrekt i Kodit Zgjedhor. Realizimi me sukses i projektit të identifikimit biometrik të zgjedhësve është një avantazh për administratën zgjedhore për të shmagur shit – blerjen e votës. Sanksionet e shtuara penale dhe ato administrative në rast të verifikimit të shit-blerjes së votës janë elementë që ofrojnë më shumë garanci, që kjo dukuri të mos përsëritet. Nuk është realiste nëse do t’ju them që do të shmanget tërësisht, pasi është një dukuri, që në forma të tjera, jo si në Shqipëri ndodh edhe në vendet me demokraci të konsoliduara dhe me procese zgjedhore të konsoliduara në kuptimin e standardeve. Shpresojmë, që me ndryshimet që përmenda në Kodin Zgjedhor shit- blerja e votave të reduktohet maksimalisht. Përveç kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të angazhohet në një fushatë edukuese për zgjedhësit, si asnjëherë më parë, që fillon më 08 shkurt dhe do të zgjasë deri në 15 prill, lidhur me listat e zgjedhësve dhe dokumentat e identifikimit, me veprat penale në fushën e zgjedhjeve që lidhen me shit -blerjen, financimet e paligjshme shpërrdorimet e fondeve publike etj. dhe në fund me mënyrat sesi do të votohet.

DW: Dekriminalizimi i parlamentit të ri mbetet një tregues i rëndësishëm për kredibilitetin e zgjedhjeve. Cili ështe raporti mes përgjegjësisë individuale të kandidatëve për deputetë për të kaluarën e tyre dhe përgjegjësisë së subjektit politik që e ka futur në listën e kandidatëve ?

Ilirian Celibashi: Padyshim, përgjegjësia sipas ligjit, është individuale sepse çdo person është përgjegjës për veprimiet apo mosveprimet e veta. Por edhe subjekti politik nuk përjashtohet nga përgjegjësia. Një subjekt politik, që përfshin në listat e tij kandidatë për deputetë me të kaluar problematike ndaj ligjit penal, e ngarkon me përgjegjësi lidershipin e forcës politike dhe aq më tepër nëse subjekti politik është në dijeni të situatës dhe me ndërgjegje e përfshin në listën kandidatëve. Ne e kemi adresuar publikisht këtë shqetësim. Kemi theksuar që KQZ do të jetë shumë i vendosur dhe strikt në këtë cështje dhe nuk do të tolerojmë raste të tilla. Edhe psë nuk është proces i thjeshtë, pasi implikon edhe institucione të tjera si Prokurorinë e Përgjithshme apo institucione të tjera ndërkombëtare për të bërë verifikimet e mundshme dhe kjo do kohën e vet. Por kur të dhënat të jenë të qarta nuk do të ngurrojmë të marrim vendimet e duhura.

DW: Çfarë instrumentash ka në dorë KQZ për të ndaluar kandidatë të tillë, me të shkuar kriminale, që të hyjnë në garë?

Ilirian Celibashi: Duhet të kemi vëmendje dhe angazhim serioz në verifikimin e gjithë formularëve të dekriminalizimit. Por ka shumë rëndësi marrdhënia institucionale mes KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ka vullnet nga të dyja palët për të kontribuar në mënyrë sa më efikase. Edhe Struktura e Posaçme Anti- Korrupsion (SPAK) ka detyrat e veta lidhur me dekriminalizimin, por Prokuroria e Përgjithshme është institucini që shkëmben informacionin me KQZ-në dhe oranizon punën. KQZ verifikon dokumentacionin dhe mer vendimin e duhur.

DW: A do të bëhet i mundur votimi i diasporës në zgjedhjet e sivjetshme? Nëse po, kjo do të jetë hera e parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipërinë post- komuniste.

IIirian Celibashi: Kodi Zgjedhor ka parashikuar që qytetarët shqiptarë me vendbanim të përhershën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, pra diapora, mund të votojnë. Gjithë infrastrukturën tjetër, qoftë nënlgjore dhe teknike duhet ta përgatisë KQZ në një periudhë kohore shumë të shkurtër, diçka që kërkon një vit kohë duhet realizuar në një muaj. Kjo vështirë të bëhet. Ky proces do të duhej të paraprihej nga një proces tjetër që bën të ditur se cilët janë këta qytetarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Në datebase rezultojnë më pak se 900 qytetare, për të cilët duhen krijuar mundësitë që të votojnë. Ky është një proces që do kohën dhe nuk ka të bëjë me vullnetin e palëve, ato duhet ta pranojnë zgjidhjen që do të ofrojë KQZ. Duhet konsensus mes palëve sesi do të realizohet teknikisht, nëse ky konsensus nuk zgjidhet në ditët në vijim, votimi i diaspores nuk mund te realizohet. Ndërkohë diaspora nuk përbëhet nga 900 vetë që janë në datebase të shtetit por nga qindra mijra qytetarë që nuk janë regjistruar për të votuar.

DW: Çfarë po bëhet për transparerencën e financimit të subjekteve politike në garë, pra për lidhjen e politikës me paranë dhe vënien e interesave të financuesve mbi ato të votuesve?

Ilirian Celiashi: Kodi Zgjedhor ka përmirësime në këtë drejtim, ka kompetenca të shtuara të KQZ-së lidhur me kontrollin e financimeve të partive politike. Por gjithsesi, mendoj që është shumë e vështirë, pasi transparenca e financimeve kërkon ndërgjegjësim të partive politike dhe shoqërisë në tërësi. Nuk mendoj se do të kemi një kapërcim cilësor, jemi një shoqëri që në themel të saj ka shumë probleme. Ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor do të sjellin rezultate më pozitive. Biznesi dhe politika vazhdojnë të kenë marrdhënie, duam apo nuk duam ne. Problemi janë paratë që vijnë nga bota e krimit. Është problem edhe financimi i politikës nga biznesi jo në përputhje me ligjin./DW

Tags: Ilirjan Celibashikryesorezgjedhjet

Related Posts

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga Pacolli, detajet për vlerën e investimit
Politike

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga Pacolli, detajet për vlerën e investimit

07/03/2021 , 14:22
Tabaku: Fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë!
Politike

Tabaku: Fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë!

07/03/2021 , 14:08
Meta uron sërish mësuesit, nxjerr foto nga shkolla e parë shqipe në Korçë: Ditë të mira do të vijnë për arsimin dhe shqiptarët!
Politike

Meta uron sërish mësuesit, nxjerr foto nga shkolla e parë shqipe në Korçë: Ditë të mira do të vijnë për arsimin dhe shqiptarët!

07/03/2021 , 13:53

Recent Posts

  • A ke pasur marrëdhënie intime me Andin? Melisa përgjigjet troç
  • Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga Pacolli, detajet për vlerën e investimit
  • Gjithçka për Haaland, Real Madrid ndryshon prioritet, heq dorë nga Mbappe, zbulohen detajet e kontratës
  • Tabaku: Fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë!
  • “6 muajt e fundit Shqipja nuk ka fjetur me asnjë mashkull”/ Bledi Mane bën deklaratën e fortë

Kategorite

  • Aktualitet (2,029)
  • Bota (2,071)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (131)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (796)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (123)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,546)
  • Politike (1,099)
  • Rajon (179)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (455)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (444)
  • Videonews (389)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!