Rajon

Si Europa po merr politikisht një drejtim të fortë djathtas?

Dukej sikur Spanja ishte bastioni i fundit në Europë i të majtëve, por edhe ai ra para një muaji. Në zgjedhjet komunale dhe rajonale në Spanjë qeveria e majtë e Pedro Sanchez u ndëshkua me votë, si pasojë kryeministri spanjoll kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Buzëqeshja e fituesve ka kaluar tani tek partia konservatore popullore, PP me imazhin e ri që jep Isabel Diaz Ayso nga Madridi që tallet me feminizmin, barazinë, mbrojtjen e pakicave, të drejtat e personave trans dhe mbrojtjen e klimës.

Por rritje po shënon edhe partia ekstremiste e djathtë Vox, që në shumë komuna dhe rajone autonome në të ardhmen pritet të bashkëqeverisë. Tek ata që e uruan partinë Vox jo rastësisht ndër të parët ka qenë Viktor Orban.

  • Kryeministri hungarez, Viktor Orban ofroi modelin për kthesën djathtas. Në prill të vitit të shkuar ai siguroi mandatin e katërt, megjithëse opozita ishte bashkuar dhe kishte menduar, se kishte shanse për ndërrimin e pushtetit.
  • Pas fitores së Orban ishte e para Marine Le Pen që e uroi kryeministrin hungarez. Partia e saj, “Rassemblement National” para një viti arriti në zgjedhjet parlamentare të 14-fishojë numrin e deputetëve. Pa u lodhur Le Pen ndjek planin e saj të hyjë në Pallatin Élysée si presidente.
  • Giorgia Meloni nuk kishte nevojë të priste kaq gjatë. Partia e saj radikale e djathtë dhe me rrënjë tek fashizmi “Fratelli d‘Italia”nga parti e parëndësishme arriti të ngjitet në elektorat dhe të vendosë Melonin në postin e kryeministres së Italisë.
  • Jimmie Åkesson, kreu i partisë populiste të djathtë, Demokratët Suedezë kaloi nëpër një rrugë të gjatë deri tek kthesa e fortë djathtas, pasi në fillimet e veta politike ai konsiderohej i moderuar. Sot, në stilin e Donald Trump ai “do të bëjë sërish të madhe Suedinë”. Në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar, partia Demokratët Suedezë, që u krijua në vitin 1988 nga ekstremistët e djathtë suedezë, u bë forca e dytë politike.
  • Populistët e djathtë kanë gjetur jehonë edhe në Finlandë- Në këtë vend partia “Finlandezët e vërtetë” ia doli në një koalicion me katër parti të futet në qeveri. Partia populiste siguroi shtatë poste, dhe kryetarja e saj, Riika Purra madje mori postin e ministres së Financave.
  • Ndërkohë që Purra është shumë e butë krahasuar me Marian Kotleba, kreun e partisë neofashiste sllovake, L’SNS. Ky politikan që nxit urrejtjen kundër romëve, hebrenjve dhe homoseksualëve në vitin 2022 u dënua me kusht për shkak “nxitjes së një ideologjie të rrezikshme për demokracinë” dhe duhet të dorëzonte mandatin parlamentar. Por kjo nuk e pengoi suksesin e partisë së tij.
  • Në Greqi i fitoi zgjedhjet të dielën (25.06.) kryeministri konservator, Kyriakos Mitsotakis, por suksesi i partive ultra të djathta të bën të kuptosh, se Greqia ka marrë kthesë të fortë politike djathtas. Partia populiste greke, “Elliniki Lysi”, Zgjidhja Greke, partia ultranacionaliste dhe ultrafetare “Niki”, Fitorja dhe partia “Spartanët”, pasuese e partisë së ndaluar “Agimi i Artë” janë futur në parlament dhe së bashku zënë 13% të vendeve./scan

TRENDING

Exit mobile version