Enca është padyshim një nga këngëtaret që ka treguar se i pëlqen shumë të luajë me look-un e saj. Kemi parë se ajo ka eksperimentuar shumë me flokët, duke provuar ngjyra të ndryshme, të cilat i shkojnë të gjitha.
Prej kohësh e kishim parë brune, por viti i ri ka nisur me ndryshime. Ajo ka ardhur shumë natyrale, pa extensions dhe ka errësuar ngjyrën e flokëve.
Ajo ka ndarë ndryshimin e saj me ndjekësit në rrjete sociale , duke treguar se është dashuruar me ngjyrën e saj të re të flokëve.

Këngëtarja po ashtu po rikthehet fuqishëm në muzikë, pas një pushimi të gjatë për shkak të ndërhyrjes në këmbë.