Aktualitet

“Si reagojnë shqiptarët kur RTSH i jep 12 pikë Serbisë dhe Greqisë?”- Moderatori i njohur shqiptar tregon mesazhet e rënda që i vijnë në telefon: Si nuk të vjen turp!

Moderatori i njohur televiziv dhe radiofonik në RTSH, Andri Xhahu, ka qenë i ftuar ditën e sotme për një intervestë në emisionin “Ditë e Re”.

E rëndë! 35 vjeçari bie nga kati i dytë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës
Xhahu është mjaft i njohur për publikun edhe për pjesëmarjen e tij prej shumë vitesh në komentimin dhe dhënien e pikëve në Eurovizion për Shqipërinë. Çdo vit dhënia e pikëve shkakton mjaft debat dhe komentohet gjatë dhe nga kritikët e muzikës.

Gjatë bisedës në studio Andri ka treguar se shpesh herë është paragjykuar nga qytetarët për dhënien e pikëve duke theksuar se nuk është ai që vendos për pikët po një juri përkatëse e cila fokusohet te materiali muzikor dhe jo në marrëdhëniet politike që mund të kemi me vendet e tjera.

“Ajo që ngjall debat edhe pa patur qëllim në vetvete është kur japim 12 pikët sepse vlerësohet kënga. I jepet 12 pikë Greqisë, ka patur shumë raste kur shumë pikë i kemi dhënë Serbisë dhe të nesërme mua më shkruajnë “Si nuk të vjen turp që i dhe 12 pikë Greqisë?”, sikur ja jap unë. E para është një juri pastaj vlerësohet kënga nuk vlerësohen marrëdhëniet politike që ne kemi me Greqinë dhe Serbinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version