NTV
No Result
View All Result
08/03/2021 , 23:03
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
08/03/2021 , 23:03
NTV
No Result
View All Result
Home Shendeti

Si Të Mbroni Shëndetin e Mushkërive – Këshillat Nga Mjekët

by Kasaj
09/02/2021 , 12:31
Si Të Mbroni Shëndetin e Mushkërive – Këshillat Nga Mjekët
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi ynë renditet i dyti në Evropë, në lidhje me peshën më të lartë të vdekshmërisë si pasojë e kancerit në rrugët e frymëmarrjes.

Këto të dhëna të vitit 2019, thonë se 24.1 përqind e vdekjeve në vend janë shkaktuar prej tumoreve.

Mjekët në vend paralajmëruan pak muaj më parë se çdo vit në vendin tonë diagnostikohen 700 raste të reja me kancer të mushkërive, një shifër alarmante që favorizohet nga stili i jetesës dhe duhanpirja.

Ekspertët e AgroWeb.org kanë renditur hapat më të rëndësishëm për mbrojtjen e mushkërive nga sëmundjet.

Larg Duhanit
Të dhënat e One World in Data thonë se 1 në 3 shqiptarë pinë duhan.

Ndonëse kjo është një normë e ulët në krahasim me vendet e rajonit, mbetet sërish mbi mesataren botërore të duhanpirjes.

Kjo e fundit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme dhe është përgjegjëse për 80 deri në 90 përqind të rasteve tumorale.

Duhanpirja nuk shkakton vetëm tumor, por edhe rrezikon tepër shëndetin e mushkërive. Edhe mjetet alternative të duhanpirjes kanë pasoja të rënda në shëndetin e mushkërive.

Kujdes Me Astmën Dhe Të Ftohurën
Nëse vuani shpesh nga sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, siç është astma apo e ftohura, atëherë sigurohuni që të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun.

Është shumë e rëndësishme që të merrni ndihmën e duhur mjekësore, dhe mbi të gjitha të vazhdueshme, për shëndetin e mushkërive.

Bëni Analizat e Kancerit Të Mushkërive
Parandalimi është më mirë se trajtimi, e kjo vlen edhe për rrugët e frymëmarrjes.

Një vizitë tek mjeku ka potencialin tju shpëtojë jetën.

Skaneri i mushkërive duhet bërë rregullisht pas moshës 55 vjeç, sidomos ato që kanë pirë nga një paketë në ditë për të paktën 30 vjet ose ata që kanë lënë duhanin 15 vitet e fundit.

Lani Duart
Një gjë kaq e thjeshtë, i mbron mushkëritë nga gripi dhe e ftohura.

Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet është që të lani duart.

Larg Toksinave
Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, ekspozimi ndaj kimikateve dhe toksinave të ndryshme, përfshirë edhe tymi i makinave apo arseniku, rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive.

Ka raste që toksinat janë shumë më të rrezikshme dhe më të dëmshme se duhani.

Aktiviteti Fizik
E fundit, por jo për nga rëndësia, është aktiviteti fizik.

Njerëzit që janë fizikisht aktivë, kanë muskuj, zemër dhe mushkëri më të fortë dhe më të ushqyer me oksigjen.

Ekspertët rekomandojnë të paktën 150 minuta aerobi të intensitetit mesatar ose 75 minuta aerobi me intensitet të lartë në javë./AgroWeb.org

 

Related Posts

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve/ Dieta e saktë që ju duhet
Shendeti

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve/ Dieta e saktë që ju duhet

07/03/2021 , 10:18
Lëngjet e Panxharit të Kuq dhe Rrepave – Kura për Shëndetin
Shendeti

Lëngjet e Panxharit të Kuq dhe Rrepave – Kura për Shëndetin

06/03/2021 , 13:27
Zbuloni kur kolla e duhanit përbën rrezik për jetën
Shendeti

Zbuloni kur kolla e duhanit përbën rrezik për jetën

05/03/2021 , 11:26

Recent Posts

  • Rama heq veteranët, zbulohen kush janë të rinjtë që do udhëheqin listën e PS në çdo qark
  • Italia miraton vaksinën AstraZeneca për mbi 65 vjeç, Gjermania dhe Franca gjithashtu rekomanduan përdorimin e saj
  • Zbulimi rus përhap dezinformime për vaksinat e Pfizer dhe Moderna
  • Italia shënon 100 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë, shifra më e lartë në kontinentin europian
  • Kryeministri Rama Prezanton Objektivat Per Zgjedhjet e 25 Prillit

Kategorite

  • Aktualitet (2,041)
  • Bota (2,088)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (247)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (132)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (315)
  • Kronike (807)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (105)
  • Lifestyle (702)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (124)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,589)
  • Politike (1,142)
  • Rajon (180)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (455)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (446)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!