NTV
No Result
View All Result
04/03/2021 , 3:54
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
04/03/2021 , 3:54
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Si të vaksinosh 6 milionë persona për 1 muaj? Shembulli që vjen nga Nju Jorku i vitit 1947

Ndërkohë që ka nisur fushata e vaksinimit për koronavirusin thuajse në të gjithë botën, shumë shtete po hasin vështirësi për të siguruar dozat e nevojshme

by Cuci
06/01/2021 , 9:43
Si të vaksinosh 6 milionë persona për 1 muaj? Shembulli që vjen nga Nju Jorku i vitit 1947
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që ka nisur fushata e vaksinimit për koronavirusin thuajse në të gjithë botën, shumë shtete po hasin vështirësi për të siguruar dozat e nevojshme, por edhe për të kryer këtë operacion gjigant të imunizimit të popullsisë, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19.

Por, një shembull i mirë sesi realizohet vaksinimi masiv i popullatës vjen nga arkivat amerikane, saktësisht nga Nju-Jorku i vitit 1947, ku më shumë se 6 milionë persona u vaksinuan praktikisht “brenda natës”, duke frenuar përhapjen e një tjetër epidemie, shumë më vdekjeprurëse sesa ajo e Covid-19.

Në shkurt të atij viti, virusi i lisë mbërriti në Nju-Jork nga Meksiko Siti, përmes biznesmenit amerikan Eugene Le Bar. Por brenda 1 muaji, përmes një bashkëpunimi të autoriteteve federale dhe shtetërore, u arrit imunizimi i të gjithë banorëve të qytetit. Si rezultat, edhe pse virusi ishte tepër ngjitës dhe vdekjeprurës, nga sëmundja humbën jetën vetëm 2 persona, vetë Le Bar dhe një tjetër.

“Ajo që ndodhi ishte pikërisht ajo që duhet bërë gjatë një pandemie, informim i shpejtë, bashkëpunim mes autoriteteve dhe vaksinim vullnetar i popullsisë”, thotë Judith Leavitt, profesore e historisë së mjekësisë në Universitetin e Uiskonsin-Madison.

Kur Le Bar dhe bashkëshortja mbërritën në Nju-Jork ai kishte nisur të shfaqte disa simptoma të sëmundjes, por gjithsesi mori një dhomë hoteli dhe qëndroi disa ditë për të vizituar qytetin. Por, më 5 mars gjendja e tij u rëndua dhe pasi u shtrua në spital, ndërroi jetë 5 ditë më vonë. Sipas të dhënave të kohës, mjekët fillimisht e përjashtuan linë, por më vonë, duke u bazuar edhe dy raste të tjera të ngjashme, u konfirmua më e keqja.

Të gjithë punonjësit dhe pacientët e spitalit u vaksinuan, si edhe të gjithë personat që kishin qëndruar në hotelin e Le Bar. Por virusi tashmë ishte përhapur. Më 4 prill, Shërbimi i Shëndetit Publik u njoftua për atë që po ndodhte dhe menjëherë u hartua plani për vaksinimin masiv. Të gjitha mediat – gazeta, radio dhe televizione – njoftonin vazhdimisht njerëzit për t’u vaksinuar, ndërsa kompanitë e prodhimit të vaksinave nisën punën pa ndërprerje, 24 orë në ditë, për të siguruar sasinë e nevojshme.

650 mijë doza u dorëzuan menjëherë, ndërsa qindra mijëra të tjera mbërritën në qytet përmes ushtrisë. Më 21 prill, vaksinën e mori edhe presidenti Harry Truman, sipas raportimeve të mediave të kohës. Pavarësisht vështirësive, për më pak se një muaj, 6 350 000 nju-jorkezë u vaksinuan, më shumë se 5 milionë brenda dy javësh.

Para vitit 1947, epidemia e fundit e lisë në Nju-Jork kishte ndodhur në vitin 1875, ku sipas raportimeve kishin humbur jetën rreth 2 mijë banorë.

Lija (për të mos u ngatërruar me linë e dhenve) përhapej shumë lehtë, vetëm me një prekje, kollë ose teshtimë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm në shekullin XX kjo sëmundje i ka marrë jetën 300 milionë personave. Po sipas OBSH, ky është i vetmi virus i zhdukur nga qarkullimi në historinë e njerëzimit, zyrtarisht në vitin 1980, edhe pse rasti i fundit i regjistruar ka ndodhur në vitin 1977.a2cnn

Tags: kryesore

Related Posts

Rriten shifrat  e Covid – Shtetrrethim në Sllovaki
Bota

Rriten shifrat e Covid – Shtetrrethim në Sllovaki

03/03/2021 , 14:14
Nga sukses, në katastrofë – Tre vendimet që e bënë Çekinë një “dështim pandemik”
Bota

Nga sukses, në katastrofë – Tre vendimet që e bënë Çekinë një “dështim pandemik”

03/03/2021 , 14:07
Shpërthim në afërsi të një qendre vaksinimi në Holandë
Bota

Shpërthim në afërsi të një qendre vaksinimi në Holandë

03/03/2021 , 13:15

Recent Posts

  • Bilanci në Kosovë – Brenda 24 orëve të fundit ndërrojnë jetë 5 pacientë, rezultojnë pozitiv me Covid 568 të tjerë
  • Autori zbriti nga mjeti me xhama të zinj dhe qëlloi me breshëri 31-vjeçarin, dyshohet për konflikt jashtë Shqipërisë
  • “Pse nuk e bëni publike?” Ana i përgjigjet zërave për lidhjen me Fationin
  • COVID-19 i mori parakohe nga jeta babain, moderatorja e njohur shqiptare rrëqeth me dedikimin e saj: Më dhemb shumë që nuk je këtu me ne! (VIDEO)
  • Aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë

Kategorite

  • Aktualitet (2,002)
  • Bota (2,014)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (242)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (127)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (309)
  • Kronike (766)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (97)
  • Lifestyle (664)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (120)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,456)
  • Politike (1,027)
  • Rajon (178)
  • REAGIM (126)
  • Shendeti (452)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (433)
  • Videonews (386)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!