NTV
No Result
View All Result
23/02/2021 , 0:57
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
23/02/2021 , 0:57
NTV
No Result
View All Result
Home Sociale

Siguri për Njerëzit dhe Kufijtë – Lufta kundër Trafikimit të Emigrantëve në Ballkanin Perëndimor

by Golemi
21/12/2020 , 20:58
Siguri për Njerëzit dhe Kufijtë – Lufta kundër Trafikimit të Emigrantëve në Ballkanin Perëndimor
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani Perëndimor (BP) vazhdon të jetë një rrugë tranziti për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të hyjnë në Evropën
Perëndimore nga Turqia. Emigrantët i kalojnë kufinjtë në mënyrë të paligjshme, kryesisht duke përdorur metoda dhe rrugë
alternative, si dhe duke u ndihmuar nga individë dhe grupe të organizuara kriminale. Emigrantët e trafikuar preken nga forma
të ndryshme të krimit, sidomos grupet më vulnerabël (gratë, fëmijët, të miturit e pashoqëruar), siç janë: dhuna, përdhunimet,
vjedhjet, rrëmbimet, zhvatja e të hollave dhe trafikimi i qënieve njerëzore. Edhe pse vdekjet përgjatë udhëtimit drejt BP janë
relativisht të rralla, ato ndodhin.
Trafikimi i emigrantëve është vazhdimisht ndër temat kryesore në Progres Raportet e BE-së për vendet e BP. Duke pasur
parasysh se është një fenomen ndërkufitar, shtetet e BP kanë nevojë për një reagim të përbashkët ndaj këtij problemi dhe një
nga objektivat kryesore duhet të jetë krijimi i bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë në BP përmes hartimit të një
politike të unifikuar rajonale për trafikimin e emigrantëve.

Projekti u mendua si një reagim rajonal i 7 OSHC-ve në Këshillin Ballkanik të Refugjatëve dhe Migracionit (BRMC) dhe DRC ndaj
problemit serioz të përbashkët, trafikimit të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor. Në këtë nisëm do të angazhohen 90 OSHC,
duke kontribuar në përmirësimin e praktikave të mbrojtjes së emigrantëve, e kuadrit ligjor dhe politikave në këtë fushë, në
Ballkanin Perëndimor. OSHC-të do të ndihmohen për t’u fuqizuar, me qëllim zbatimin dhe zhvillimin e projekteve kombëtare që
synojnë parandalimin e trafikimit të emigrantëve dhe që ofrojnë shërbime për këto emigrantë të trafikuar. Njëkohësisht OSHCtë do të zhvillojnë bashkëpunime me organet shtetërore, median dhe botën akademike. Kjo nisëm e bazuar në partneritete
shumëplanëshe, do të kontribojë për të patur një menaxhim më të mirë të mbrojtjes së emigrantëve të trafikuar.

Kjo nismë me një kohëzgjatje prej 40 muajsh, që shtrihet në periudhën 11 Mars 2020 – 11 Korrik 2023, do të zbatohet nën drejtimin kryesor të organizatës serbe “Grupi 484” dhe me bashkëpunimin e Këshillit Danez të Refugjatëve si dhe disa organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor, të mbledhura rreth Këshillit Ballkanik për Refugjatët dhe Migracionin. Në Shqipëri projekti do zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), nën drejtimin dhe koordinimin e “Grupit 484”.

Nisma do të zbatohet gjithashtu në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Serbisë, Qendrën Kombëtare Pritëse të Azilkërkuesve në Shqipëri, Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi, Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, si dhe Qendrën Rajonale MARRI (Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë).

Related Posts

Si po vidhen llogaritë tona në WhatsApp dhe si duhet të mbrohemi?
Sociale

Si po vidhen llogaritë tona në WhatsApp dhe si duhet të mbrohemi?

13/02/2021 , 11:43
Si po vidhen llogaritë tona në WhatsApp dhe si duhet të mbrohemi?
Sociale

Si po vidhen llogaritë tona në WhatsApp dhe si duhet të mbrohemi?

12/02/2021 , 14:38
Reshje dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Sociale

Reshje dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

30/01/2021 , 9:21

Recent Posts

  • Vasili: “Rama shendetesia e katandis spitalin e Fierit me te voglin e Shqiperise”
  • Zgjedhjet e 25 prillit, 9 parti politike dhe dy komitete nismëtare regjistrohen në KQZ
  • OBSH-ja jep lajmin e mirë: Rastet e infektimit janë përgjysmuar brenda muajit, por duhet ende shumë kujdes
  • Pandemia Covid – Gjermania rihap shkollat
  • Mali i Zi – Përkeqësohet situata me COVID-19, i pari në rajon me mbi 1300 të infektuar në 100 mijë banorë

Kategorite

  • Aktualitet (1,900)
  • Bota (1,877)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (234)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (118)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (294)
  • Kronike (660)
  • kryesore (1)
  • Kulture (56)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (617)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,230)
  • Politike (823)
  • Rajon (171)
  • REAGIM (117)
  • Shendeti (425)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (381)
  • Videonews (356)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!