Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino bëri të ditur se është rritur numri i të infektuarve në vend, por edhe numri i pacientëve të shtruar në spitalet Covid. Tre qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve janë Tirana, Durrësi dhe Fieri.
“Incidenca javore është rritur. Deri një javë më parë ishte nën 200. E thënë kjo edhe për faktin e disa masave që kanë marrë edhe vendet e tjera.
Kjo nuk është një rritje shumë e lartë. Është rritur pak mbi tavanin por ka rëndësi. Kjo është një tregues shumë i rëndësishëm që kombinohet edhe me rritjen e shtrimeve në spital. Nuk kemi vetëm rritje të incidencës, por edhe rritje të numrit të vdekjeve.
Rritja më e madhe vihet re në Tiranë, por edhe në Durrës e Fier. Pavarësisht se incidenca më e lartë vihet re në Bashkinë e Sarandës.
Incidenca më e lartë vihet re në Bashkinë e Sarandës. Rritja kryesore është në Sarandë. Durrës dhe Tiranë. Në gjithë Shqipërinë vihet re rritje graduale në të gjithë bashkitë e vendit. Vërehen rritje të rasteve në të gjithë grupmoshat. Kemi pasur rritje të rasteve gjatë muajit Janar”, tha Silva Bino.
gsh/