Mbrëmjen e djeshme “Love story” shkaktoi polemika të shumta, teksa Silvana ka nxjerrë provat që sipas saj vërtetojnë faktin se Saimiri po bën lojë dhe se ka ftuar vajzat në shtëpinë e tij. Ish-konkurrentja ka publikuar në Instastory bisedat e Saimirit me të dhe 2 vajza të tjera ku ai i fton në shtëpinë e tij.
Mes të tjerave ajo ka postuar edhe një bisedë të konkurrentes aktuale Flavia, duke shkruar se biseda është bërë mes kësaj të fundit dhe shoqes së saj të ngushtë, ku konfirmohet se Saimiri i ka shkruar edhe Flavias.