Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “gjunjëzuar” të gjitha vendet në botë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 100,318,660 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 2,150,615. Nga 82 milion raste të gjitha me Covid-19, 25,797,787 janë raste aktive ndërsa 72,368,409 e kanë kaluar virusin.
Vendet me të prekura nga pandemia që nga fillimi i saj janë: SHBA, në të cilën janë gjithsej 25,861,597 raste të shënuara aktive, dhe 431,392 kanë humbur jetën, India është në vend të dytë me 10,677,710 raste pozitive dhe 153,624 persona kanë humbur jetën, në vend të tretë është, Brazili me 8,872,964 raste pozitive dhe me 217,712 viktima, vendi i 4 në botë për nga rastet pozitive me Covid është, Rusia me 3,756,931 dhe me 70,482 humbje jete.
Në vend të 5 është, Mbretëria e Bashkuar me 3,669,658 raste pozitive dhe me 98,531 humbje jete, ndërsa ne vend të 6 është, Francë me 3,057,857 raste pozitive dhe 73,494 persona kanë humbur jetën. Në vend të 7 është, Spanja me 2,697,294 raste pozitive dhe me 56,208 persona që kanë humbur jetën, në vend të 8 është, Italia me 2,475,372 raste pozitive totale dhe 85,881 persona që kanë humbur jetën. Në vend të 9 është Turqia me 2,435,247 persona të infektuar dhe 25,210 humbje jete, ndërsa në vend të 10 është, Gjermania me 2,154,656 raste të regjistruara pozitive dhe 53,402 humbje jete.
Vala e dytë e pandemisë i ka goditur të gjithë botën. Shumë vende kanë ashpërsuar masat anti-Covid këto javët e fundit. Disa nga vendet me të prekura në botë nga vala e dytë e pandemisë e kanë vendosur vendin në karantinë të pjesshme ku në to bëjnë pjesë Franca, Spanja, Italia, Irlanda e Veriut, Belgjika, Greqia, Gjermania, Zvicra,Suedia, Kosova dhe Skocia. Nga vendet që janë futur në karantinë shumë prej tyre janë me orë policore si dhe dalja është e kufizuar dhë mënyra e vetme për të dalë është nëpërmjet sms-ve.
Ndërkohë që vaksinat anti-Covid në botë janë prodhuar disa, por aprovim për përdorim kanë marr vetëm vaksinat e Pfizer/BioNTech, Modernas dhe atë të Universitetit të Oksfordit/ AstraZeneca-s. Fillimisht vaksinat u aprovuan në Angli dhe më pas në SHBA, Kanada, në vendet e Evropës dhe në disa vende nga bota. Në lidhje me mutacionin e ri të Covid, ekspertët dhe shkenctarët kanë thënë se vaksinat anti-Covid janë të efektive kundër Covid-it të ri. Ekspertët deri tani në lidhje me vaksinat kanë thënë që po japin efektet e duhura pasi shifrat e infektimeve po bien dhe se efektet e padëshiruara janë shumë të pakta.