Aktualitet

Situatë dramatike në Turqi, rritet numri i viktimave (FOTO)

Së paku 24 persona kanë humbur jetën dhe 804 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi dje Turqinë.

Mediat turke shkruajnë se situata është mjaft e rëndë dhe për fat të keq pritet që numri i viktimave të rritet.25 prej të plagosurve ndodhen në kujdes intensiv, ndërsa 9 u janë nënshtruar operacioneve.

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bëri me dije se epiqendra ishte në detin Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit, dhe magnituda ishte 6.6, ndërsa Agjencia Amerikane e Gjeologjisë thotë se tërmeti ishte i madhësisë 7, i shkallës rihter, me një thellësi prej 2 kilometrash në afërsi të ishullit të Samosit. Lëkundjet janë ndjerë në gjithë Greqinë jug-lindore dhe në Turqinë perëndimore.

gazeta shqip/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version