Kosova

S’KA ARSYE, Viola von Cramon kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh më arsye që Bashkimi Europian të vazhdojë t’i mbajë në fuqi masat kufizuese ndaj Kosovës.

“Arsyeja për ti mbajtur në fuqi masat kufizuese nuk ekziston më. Kosova ka bërë pjesën e saj për të depërshkallëzuar situatën në veri që nga maji 2023. Dhe, për më tepër, masat në fuqi nuk janë proporcionale që nga shtatori i vitit të kaluar nga sulmi në Banjskë.

Parlamenti Europian ka kërkuar qartë dhe me shumicë dërrmuese heqjen e masave dhe unë personalisht e mbështes heqjen e masave menjëherë”- ka thënë Von Cramon.

“Për sa më përket mua, nuk ka asgjë tjetër për t’u bërë nga pala e Kosovës në këtë drejtim- topi tani është në fushën e BE-së”- është shprehur raportuesja për Kosovën në PE.

Von Cramon ka konsideruar gjithashtu se “referendumi” i 21 prillit ishte mundësi më e mirë për qytetarët serbë që të rimarrin kontrollin e qeverisjes lokale, mirëpo ata nuk e shfrytëzuan atë.

TRENDING

Exit mobile version