Politike

“S’ka asnjë urdhër”/ Bardhi ironizon Nikollën: Ti zbaton ato që urdhëron Rama

 Kuvendi hodhi poshtë pretendimin se kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka dhënë urdhër për masa të veçanta në sallën e seancave plenare për seancën e së hënës. Në një reagim Gazment Bardhi ka ironizuar duke thënë se Nikolla nuk urdhëron por vetëm zbaton ato që urdhëron kreu i qeverisë.

“Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet. Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë “burimi anonim” i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhëra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!”, shkruan Bardhi.

TRENDING

Exit mobile version