Sport

Skandali i ‘Barçagate’, shpërthen presidenti Laporta

Barcelona akuzohet se pagoi ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira me 1.4 milionë euro (1.5 milionë dollarë) gjatë kohës që te Barça ishte në krye ish-presidenti Josep Bartomeu. Kjo “shashkë” e re në procesin “Barçagate” ka bërë që kreu aktual i klubit katalanas, Joan Laporta të reagojë i revoltuar. Presidenti thotë se këto janë lajme që dalin për të prishur imazhin e klubit, në një kohë kur skuadra mban vendin e parë në La Liga.

“Miq të Barcelonës, nuk është aspak rastësi që lajme e informacione të tilla dalin në këtë moment. Në të kaluarën, Barcelona ka kontraktuar këshilltarë të jashtëm për të marrë informacione të ndryshme dhe natyrisht edhe këshillime për arbitrimin, sikurse dhe klube të tjera spanjolle. Jemi në momentin më të mirë të sezonit, por disa keqdashës po i bëjnë një interpretim të ndryshëm fakteve. Por ne nuk tërhiqemi, do të vazhdojmë të mbrojmë interesat dhe ndershmërinë e klubit tonë”, thotë Laporta.

Siç shpjegohet nga programi i radios SER Catalunya, Negreira, i cili dikur ishte ish-gjyqtar i La Ligës, mori 532,728.02 euro në 2016, 541,752 euro në 2017 dhe 341,000 dollarë në 2018 përmes kompanisë DASNIL 95.

TRENDING

Exit mobile version