Aktualitet

Skandali i drejtësisë/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia dy ekspertët e IT te Tatimet dhe dy përmbaruesit që nxorën të dhënat personale të mbi 650 mijë qytetarëve

Publikimi i të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptari ishte një skandal që shkaktoi jo pak reagime e shqetësim, por qëndrimi në qeli i personave përgjegjës ka zgjatur vetëm disa ditë për shkak të një tjetër vendimi skandaloz të drejtësisë.

Edhe pse prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për 4 të arrestuarit, Gjyqtari Artan Gjermeni vlerësoi masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për eksperten e IT te Tatimet Eni Qirjakon si dhe ‘arrest shtëpie’ për 3 të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT te Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Njoftimi:

1.        Vleftësimin si të ligjshëm ndalimit të personit nën hetim E. Q.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore të henen e parë të çdo muaji ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

-Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Pezullimi i ushtrimit të detyres” të parashikuar nga neni 240/a/1 i K.Pr.Penale.

2.        Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim A. A.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim A. A., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

1.        Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K. S.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim K. S., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

2.        Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E. I.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. I., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

U shpall në Tiranë sot më datë 08.01.2022.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi  stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version