NTV
No Result
View All Result
25/02/2021 , 17:09
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
25/02/2021 , 17:09
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandali i Teatrit të Operas dhe Baletit! Si u vodhën hapur 18 milionë lekë për një logo të kopjuar

by Kasaj
09/02/2021 , 12:59
Skandali i Teatrit të Operas dhe Baletit! Si u vodhën hapur 18 milionë lekë për një logo të kopjuar
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Para 1 viti Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor bëri thirrje për një konkurs të ri, “Newbrand & Brandbook & Videokoncept i newbrandit – TKOBAP”, për të rinovuar imazhin e institucionet. Fituesi i konkursit do të shpërblehej me 1,845,000 lekë të reja dhe në projekt do të përfshihej një logo e re dhe brandimi (ridimensioni, faqosja, dizenjimi dhe prezantimi i produktit).

Në thirrjen e institucionit thuhej se punimet duheshin dorëzuar deri në 24 shkurt 2020, ndërkohë që pa u bërë fare publik fituesi është vendosur logoja e re. Pavarësisht se gara duhej të ishte transparente dhe e hapur nuk ka asnjë lloj informacioni dhe për më tepër logoja fituese ka rezultuar e vjedhur.

Logoja e vjedhur nga faqe të huaja

Logoja e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor është marrë nga një faqe e huaj, ku me një pagesë 10 dollarë mund të marrësh logo falas të krijuar nga të tjerë. Logoja që po përdoret për institucionin më të lartë të artit në vend është publikuar 4 vite më parë në “Freepik” me emrin “Soundwave Background”.

Logoja e vjedhur e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit që

Logoja e vjedhur e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit që

Në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit thuhej se logoja duhet të ishte origjinale, moderne dhe se materialet do të dorëzoheshin të shoqëruara me një deklaratë autorësie si i vetmi zotërues dhe autor i tyre. Ndër të tjera thuhej se “autori duhet të pranojë përgjegjësi ligjore për sa i përket autenticitetit të punimeve të dorëzuara”.

Juria që ka përzgjedhur fituesin duket se nuk ka pasur kohë mjaftueshëm për të vërtetuar origjinalitetin e logos, që hapur është një kopjim i shëmtuar. Por përveç kësaj edhe tani që skandali u bë publik, nuk ka asnjë reagimi nga institucioni dhe nuk e dimë nëse autori i logos është vënë para përgjegjësisë ligjore për vjedhjen e tij.

Edhe nëse TKOBAP del me një deklaratë e thotë se autori i logos thjesht është frymëzuar nga Freepik edhe kjo gjë është e ndaluar. Freepik e bën të qartë se modelet që merren nga ky site nuk duhet të jenë elementë kryesorë, por mund të përdoren në sfond si elementë dytësorë, gjë që në këtë rast nuk ka ndodhur. Logot janë thuajse identike dhe nuk e dimë tashmë se çfarë justifikimi do të përdorë TKOBAP pas këtij rasti, që është një vjedhje e hapur.

Related Posts

Humb jetën punonjësi në kantierin e aeroportit të Kukësit, detajet e para
Aktualitet

Humb jetën punonjësi në kantierin e aeroportit të Kukësit, detajet e para

25/02/2021 , 14:44
Emigrimi si zgjidhje, ja çfarë thonë ata që u kthyen në Shqipëri
Aktualitet

Emigrimi si zgjidhje, ja çfarë thonë ata që u kthyen në Shqipëri

25/02/2021 , 14:01
Portali “Mësues për Shqipërinë”/Ministrja Kushi: “Punësimi i mësuesve, bazuar në meritokraci dhe transparencë”
Aktualitet

Skenari i kombinuar/ Kushi përcjell momente nga procesi mësimor, apel për respektimin e masave anti-COVID

25/02/2021 , 13:50

Recent Posts

  • Mali i Zi merr dërgesat e para të vaksinës ruse ‘Sputnik V’
  • Bilanci në Kosovë/ Sërish shënohet rritje, 437 regjistrohen pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 5 të tjerë
  • Yuri Kim takon Bashën: Theksova që SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë
  • Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me furgonin, aksidentohet këmbësori
  • Humb jetën punonjësi në kantierin e aeroportit të Kukësit, detajet e para

Kategorite

  • Aktualitet (1,934)
  • Bota (1,926)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (121)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (297)
  • Kronike (702)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (651)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (117)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,305)
  • Politike (904)
  • Rajon (174)
  • REAGIM (119)
  • Shendeti (433)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (73)
  • Sport (392)
  • Videonews (370)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!