Klubi i futbollit të Skënderbeut ka shkarkuar trajnerin Julian Ahmataj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi korçar, që thekson se e ka marrë vendimin në mirëkuptim me trajnerin.
Vendimi i klubit erdhi një ditë pas humbjes ndaj Kukësit në Korccë me rezultatin e thellë 4 me 0.
Skënderbeu ndodhet i fundit në klasifikim në 12 pikë dhe është ekipi që ka pësuar më shumë gola se të gjithë të tjerët, plot 36 në 17 ndeshje të luajtura.
Njoftimi i klubit
KF Skënderbeu dhe Ahmataj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin
Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.
KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.
I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!
Me Respekt, KF Skënderbeu