Sport

Sondazhi i UEFA/ Euro-Shqipëri ndaj Moldavisë, kualifikimi çështje kohe

Pas një ore, Shqipëria do të përballet me Moldavinë, në një ndeshje shumë të rëndësishme sa i takon kualifikimit në Euro 2024. Kuqezinjve të Sylvinhos u mjafton një pikë për të prerë biletën për më tej, ndërsa moldavëve u hyn në punë shumë një fitore eventuale.

Si para çdo ndeshje, UEFA hap sondazhin përkatës, duke pyetur fansat rreth një parashikimi. Për suksesin moldav kanë votuar 14%, për barazimin 6%, ndërsa triumfi i Shqipërisë përkon me mendimin e 80% të votuesve.

Deri më tani, përfaqësuesja jonë ka shënuar 11 gola. Mbrojtja është në ditët më të mira, vetëm 3 gola të pësuar në 6 ndeshje të luajtura. Në kuadrin e përgjithshëm, deri më tani kemi 4 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje.

 

 

TRENDING

Exit mobile version